Categories
Lajmet

[:sq]Dimitar Grabulovski bindshëm më i miri në “Eng Office 2010”[:]

[:sq][:]

[:sq]Tenisti më i mirë nga Maqedonia dhe i ranguari në vendin 1327 në ranglistën e ATP, Dimitar Grabulovski është fitues i edicionit të sivjetëm të turneut më prestigjioz që mbahet në Kosovë “Eng Office 2010”. 29 vjeqari Grabulovski ishte bindshëm më i mirë se Ferat Istrefi (19 vjeq) me rezultat 6:0, 6:1. Istrefi që jeton në Suedi është anëtar i përfaqësues së Shqipërisë në Davis Cup nuk arriti të i bëjë ballë lojës shumë të mirë të Grabullovskit. Për herë të parë në Kosovë takimin final e referoi një refere me licencë ndërkombtare. Ishte kjo tenistja dhe referja 20 vjeqare nga Zvicra, Arbenita Maliqi. Në edisionin e sivjetëm të Eng Office morrën pjesë 15 tenistë nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Suedia dhe Gjermania. Menaxheri i Eng Office, Mejdi Rexhepi në fund i ndau shpërblimet për më të mirët e turneut. Fituesi u shpërblue me 1500 Euro, finalisti me 750, ndërsa 2 gjysëmfinalistët (Flavio Deçe nga Shqipëria dhe Dardan Maliqi nga Suedia) me nga 200 euro.

[:]

Leave a Reply

Your email address will not be published.