Categories
Lajmet

[:sq]145 fëmijë në turneun e tenisit “Graçanica Kids Open 2011[:]

[:sq][:]

[:sq]145 fëmijë të moshave nga 6-12 vjeq morrën pjesë në turneun e tenisit që u mbajt në Graçanicë, në organizim të mrekullueshëm të Komunës së Graçanicës dhe Federatës së Tenisit të Kosovës. Turneu u zhvillua sipas sistemit të ri të garave të Federatës Ndërkombëtare të Tenisit (ITF) që do të fillon të aplikohet në janar të vitit 2012. Ky sistem i mundëson fëmijëve që të ushtrojnë dhe të luajnë tenis në terene më të vogla të tenisit, me topa më të butë dhe me reketa të tenisit më të lehtë që i përshtaten moshës dhe aftësive psiko-fizike të fëmiut. Me anë të këtij sistemi tenisi si sport për fëmijë është më atraktiv dhe fëmijët ndjejnë kënaqësi të veçantë në lojën e tenisit. Federata e Tenisit të Kosovës është pjesë e programit zhvillimor të tenisit të ITF-it. Turneun në Graçanicë e përcolli nga afër Goran Sevcenko i deleguari i ITF-it për zhvillimin e tenisit në Kosovë. Sevcenko në fjalën e tij hyrëse në hapje të turneut tha se kam marrë pjesë në shumë turne dhe ngjarje të këtij lloji nëpër botë, por kurrë nuk kam parë një numër më të madh të fëmijëve dhe prindërve se sa kjo që po shoh sot në Kosovë. Hapjën e turneut e bëri kryetari i Graçanicës, Bojan Stojanovic. Fituesit e turneut sipas kategorive: Vajzat deri në moshën 8 vjeqare – Viola Peja nga klubi i tenisit Sporek nga Gjakova Djemtë deri në moshën 8 vjeqare – Diell Mehmeti – klubi Diellx – Prishtinë Vajzat deri në moshën 10 vjeqare – Marigona Gërxhaliu klubi Trepça – Mitrovicë Djemtë deri në moshën 10 vjeqare – Donat Daci – klubi Besa – Pejë Vajzat deri në moshën 12 vjeqare – Aleksandra Dimitrijevic nga Graçanica Djemtë deri në moshën 12 vjeqare – Benjamin Galani – klubi Besa – Pejë

[:]

Leave a Reply

Your email address will not be published.