Shtëpia e Sportit
Rr. “Agim Ramadani” Nr. 253
10000 Prishtinë
(+383) 45746543
Administrata: federation@tenniskosova.com
Garat: tour@tenniskosova.com
Kryetari i Federatës së Tenisit, Jeton Hadërgjonaj u takua me Kryetarën e Asosacionit Para-Tenisit me Karroca në Kosovë, Ganimete S. Morina dhe me Pranvera Musaj anëtare me të cilat bisedoi për iniciativën e zhvillimit të tenisit me karroca në Kosovë.
Kryetari Hadërgjonaj premtoi se do të angazhohet që së bashku për herë të parë të e zhvillojnë tenisin me karroca në nivelin rekreacional dhe garues duke siguruar së pari karroca adekuate për lojë tenisi si dhe për sjelljen e ekspertëve ndërkombëtar për trajnim të trajnerëve dhe të tenistëve për tenisin në karroca si një lëmi e panjohur për ne në Kosovë.