Përfundon gara për Kosovën në “Davis Cup”

  • Kor 31, 2022

Janë zhvilluar dje ndeshjet e fundit për

Kosovën në Kampionatin Botëror të Tenisit “Davis Cup”.

Në përballje me Azerbajxhanin, Kosova nuk arriti të siguronte fitoren.

Në ndeshjen e parë, Vullnet Tashi mposhti tenistin Kanan Gasimov me rezultat 6:3 6:3.

Në ndeshjen e dytë, tenisti Jasin Jakupi nuk arriti të siguronte fitoren e ekipit dhe ndeshja përfundoi me rezultat 6:4 6:4, në favor të Tamerlan Azizov.

Në çifte, dyshja Vullnet Tashi / Jasin Jakupi u mposhtën me rezultat 6:1 6:2 nga dyshja Tamerlan Azizov / Kanan Gasimov.

Ndeshjet përfunduan me rezultatin 1:2.

Share this post