Shtëpia e Sportit
Rr. “Agim Ramadani” Nr. 253
10000 Prishtinë
(+383) 45 242 441
Administrata: federation@tenniskosova.com
Garat: tour@tenniskosova.com
Profesoresha e Masterit Ekzekutiv të Menaxhimit të Organizatave Sportive (MEMOS), Tracy Taylor nga Australia, ka ligjëruar në Kursin e Avancuar për Menaxhimin Sportiv (ASMC 1), i cili për herë të parë po mbahet në Kosovë dhe po organizohet nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Këtë fundjavë u mbajtë moduli 6 i këtij kursi, që ka nisur në maj të vitit të kaluar, derisa ASMC 1 numëron 9 module. Në kurs po marrin pjesë presidentë dhe sekretarë të përgjithshëm të federatave sportive në Kosovë, ndër ta edhe Sekretarja e FTK-së Fjolla Ibishi.
Taylor në këtë modul ka ligjëruar për menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Organizatat Sportive, duke sjell përvojën e saj shumëvjeçare në Kosovë.