KAMPIONATI EKIPOR 2022

  • Tet 26, 2022

Janë zhvilluar sot ndeshjet gjysmëfinale të “Kampionatit Ekipor 2022”.

Në gjysmëfinalen e parë te meshkujt u përballën: KT Prishtina dhe KT Peja, ndërsa në gjysmëfinalen e dytë u përballën: KT Rilindja dhe KT Prizreni.

Përderisa tek vajzat ndeshja u zhvillua mes KT Sporek dhe KT Drenica.

Nesër, në finale te meshkujt, me fillim nga ora 11:00, do takohen KT Peja, pasi eleminuan KT Prishtinën me rezultat: 2-0, dhe KT Rilindja, të cilët mposhtën KT Prizrenin me të njejtin rezultat.

Në finale te vajzat do ndeshen KT Peja dhe KT Sporek, me fillim nga ora 10:00!

Ju mirëpresim t’i ndiqni nga afër ndeshjet tek fushat e tenisit në Taukbashçe!

Share this post