Gracanica Juniors 2012 U14

  • Sht 16, 2012

Të shtunën dhe të dielen në Gracanice u mbajt turneu i tenisit për juniorë të moshës deri në 14 vjeq. Ky turne i organizuar për mrekulli nga Komuna e Gracanicës u mbajt për djem dhe vajza të moshës deri në 14 vjeq. Të shtunën u zhvillua turneu i femrave ku morrën pjesë 25 vajza nga klubet kosovare të tenisit. Turneu ishtre mjaft interesant sidomos në takimet gjysemfinale ku u tregua tenis cilësor. Në gjysëmfinalën e parë Besiana Galani nga Klubi i Tenisit Peja ishte më e mirë se Marija Djordjevic nga Klubi i tenisit Gracanica me rezultat 6-2. Në gjysëmfinalën tjetër Anduena Latifi nga klubi i tenisit “Prishtina” ishte më e mirë se Anita Jovanovic nga Gracanica me rezultat 6-1. Në finale tenistja e re nga Prishtina Anduena Latifi ishte më e mirë se Besiana Galani të cilën e mposhti me rezultat 6-2. Ndërkaq të dielen u zhvillua turneu i kategorisë së meshkujve deri në moshën 14 vjeqare. Morrën pjesë 32 tenistë të rinjë. Fitues i turneut doli Meldin Mustafi që në finale e mposhti Art Barutin me rezultat 7:6. Duhet theksuar se Komuna e Gracanicës e organizoi turneun për mrekulli duke angazhuar staf të madh organizativ dhe ndihmës në mënyrë që rfrjedha e turneut të jetë sa më në nivel. Këtë e theksoi edhe Kryetari i Federatës së tenisit të Kosovës, Shkelzen Domi që në fjalën e tij hyrëse tha se Komuna e Gracanicës është shembull se si duhet të jetë bashkëpunimi në mes të Federatave Sportive dhe Komunave. Turneun e shpalli të hapur Kryetari i Komunës së Gracanicës, Bojan Stojanovic që në fjalën përshëndetëse përveq tjerash tha që ne duhet të i ndihmojmë fëmijëve tanë që përmes sportit të jenë dhe të bëhen njerëz më të mirë se që ishim ne si prindër të tyre.

Share this post