Gracanica 2012 – U8 U10 U12

  • Tet 01, 2012

82 fëmijë në Graçanica Open 2012 për fëmijët e moshave 8,10 dhe 12 vjeçare Në organizim të Komunës së Graçanicës në bashkëpunim me Federatën e Tenisit të Kosovës në Graçanicë u mbajt turneu i tenisit për moshat më të reja. 82 vajza dhe djem të moshave nën 8, 10 dhe 12 vjeçare treguan aftësitë e tyre në sportin e tenisit, sport ky që dita-ditës është duke treguar ngritje të cilësisë së tenistëve të rinjë por edhe shtim të numrit të fëmijëve të cilët aderojnë nëpër klubet e tenisit në mbarë Kosovën. Në turne u tregua tenis kualitativ sidomos në fazën përfundimtare. Sukses të madh arritën tenistët e rinjë të klubit të tenisit Peja të cilët i fituan 4 tituj nga 6 kategoritë e turneut. Turneu u zhvillua në sistemin e kuq, portokalltë dhe të gjelbër që është sistemi më i avancuar i Federatës Botërore të Tenisit ITF për turne të gjeneratave të reja Duhet theksuar se Komuna e Gracanicës e organizoj turneun mjaft mirë duke plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme për një turne cilësor. Fituesit sipas kategorive U-8 Vajzat; Arba Gjikolli (Peja)-Emilija Zivic (Gracanice) 7-1 Djelmoshat; Melos Nallbani (Peja)-Bleron Ukëhaxhaj (Nic, Muzakaj) 7-4 U-10 Vajzat; Blearta Ukëhaxhaj (Nic, Muzakaj)-Viola Peja (Sporek,Gjakovë) 10-3 Djelmoshat; Gent Berisha Peja – Diell Mehmeti (Dielli, Prishtinë) 10-4 U-12 Vajzat; Besiana Galani (Peja)-Lorena Nushi (Sporek, Gjakovë) 10-2 Djelmoshat; Aleksa Dimitrijevic (Gracanica)-Donat Daci (Peja)

Share this post