Shtëpia e Sportit
Rr. “Agim Ramadani” Nr. 253
10000 Prishtinë
(+383) 45746543
Administrata: federation@tenniskosova.com
Garat: tour@tenniskosova.com
Kupa e Kosovës në Tenis Ekipor është garë ekipore që mbahet mes klubeve aktive të FTK-së. Kjo garë ka sistemin e eliminimit të ekipeve (klubeve) të paraqitura për atë edicion, ku fituesi i përballjes në mes të dy ekipeve përcaktohet pas realizimit të tre (3) fitoreve nga njëri ekip. Ekipi që e fiton finalen shpallet “Fitues i Kupës së Kosovës në Tenis Ekipor” për atë edicion.
Gara e Kupës së Kosovës në Tenis Ekipor mbahet brenda një jave kalendarike, dhe në një lokacion të vetëm i cili caktohet në Komisari në bashkëpunim me klubet.
Ekipi pjesëmarrës në Kupës së Kosovës në Tenis Ekipor duhet të ketë minimum katër (4) lojtarë për kategorinë meshkuj dhe minimum dy (2) lojtarë për kategorinë femra. Ekipi ka të drejtë përfshirjen e tenistëve mysafirë (të huaj) deri në 50% të ekipit total.
Rregullorja 05 për garat zyrtare