Kampionati i Tenisit i Kosovës

Kampionati i Tenisit i Kosovës

Kampionati i Tenisit i Kosovës janë gara zyrtare të  Federatës së Tenisit të Kosovës që organizohen në katër (4) kategori: vajza | djem |  teke me dy(2) lojtarë | qifte me katër (4) lojtarë të grupmoshave 5 deri mbi 35 vjeç.

Këto gara bazohet mbi një numër të turneve që mbahen gjatë një sezoni siç parashihen në kalendarin zyrtar. Tenistët fitojnë pikë në çdo turne ku marrin pjesë, varësisht plasmanit dhe numrit të pjesëmarrësve, në përputhje me Rregulloren #04 për Pikët e rangimit.

Tenisti që gjatë një sezoni ka arritur të mbledh më së shumti pikë në një grupmoshë të caktuar, shpallet “Kampion i Tenisit i Kosovës” për atë grupmoshë dhe vit.