03 Qershor 2020

Kryetari Rexhepi ka takuar sot disa nga klubet e tenisit në disa komuna të Kosovës.

Sot u vizituan Klubet e Tenisit në Prizren, Klubi e Tenisit në Gjakovë, Klubi i Tenisit në Pejë. Takimet u mbajtën me përfaqësuesit e klube për të parë gjendjen e tyre pas pandemisë Covid 19, ndërsa të gjithë u shprehën të lumtur me fillimin e ushtrimeve pas shkëputjes 2 mujore.

U diskutuan disa pika kryesore rreth gjendjes së infrastrukturës në klube, kushteve si dhe riformimit të kalendarit të garave.

Njëheri klubeve u dorëzuan edhe pllakatat “Luaj Sigurt” të cilat duhen të vendosen në hapësirat e qasshme.

Takimet e ardhshme do të behën edhe me klubet tjera aktive të tenisit.

02 Qershor 2020

Rikthimi në terrenet e tenisit

Federata e Tenisit e Kosovës aprovon lejimin e ushtrimeve për klubet e tenisit pas shkëputjes 2 mujore si pasojë e pandemisë Covid- 19.

Ky vendim merret pas rekomandimit të pranuar nga presidenti i KOK z. Besim Hasani, i cili propozon që çdo federatë, klub, sportist apo zyrtarë mund të fillojë me ushtrimet sportive duke u përmbajtur rekomandimeve nga OBSH-ja dhe MSH/IKSHPK.

Të gjitha klubet e tenisit pas këtij vendimi janë të lejuara të fillojnë me ushtrimet duke i’u përmbajtur po ashtu udhëzuesit “Për rikthimin e Tenist” i hartuar nga FTK në përputhje me rekomandimet e OBSH dhe Komisionit të ITF për Shkenca Sportive & Mjekësi.

Më poshtë gjeni edhe linkun e udhëzuesit për rikthimin në tenis pas Covid 19:

https://tenniskosova.com/wp-content/uploads/2020/06/Rikthimi-i-Tenisit_Udhezime-te-ITF.pdf

18 Maj 2020

Kryetari Rexhepi, z. Shkëlzen Domi dhe​ z. Vërshim Hatipi​ kanë mbajtur sot koferencë me Drejtorin për Zhvillim të ITF z.Vitor Cabral. Në takim u diskutuan disa pika të rëndësishme që lidhën me gjendjen aktuale të tenisit kosovar dhe planet për të ardhmen.

Z. Vitor Cabral u interesua se kur do të hapen terrenet e tenisit në Kosovë duke thëne se në shumicën e vendeve te Evropës ato tash më janë hapur (duke iu përmbajtur disa kushteve). Në këtë z. Cabral u informua nga Kryetari Mejdiu se kërkesa për të filluar më herët me ushtrime nuk është pranuar nga Ministria e Shëndetësisë, dhe se me gjasë do të fillohet me ushtrime dhe hapje të terreneve nga 2 qershori i këtij viti.

Më pas z. Cabral u interesua për ushtrimet dhe për fatin e talentëve juniorë të Kosovës, në veçanti se si ata po gjinden në këtë situatë. U tha se ka pasur trajnime dhe ushtrime fizike të organizuara me trajnerin kondicional për ta mbajtur sado pak kondicionin në nivel sa më të lartë të mundshëm në këto rrethana.

Në lidhje me trajnerët z. Domi tregoi se ndër të parët trajnerët e Kosovës kanë mbajtur takime online ku janë diskutuar tema të rëndësishme që kanë të bëjnë me çështje taktike, çështje mentale, përgatitje fizike, evitimin e lëndimeve dhe çështje tjera që kanë të bëjnë me punën e trajnerëve. Po ashtu tregoi për mbajtjen e konferencës edhe me prindër për të parë edhe qëndrimet e tyre, si dhe seminarin për ngritje të kapaciteteve administrative të klubeve i cili u mbajt po ashtu gjatë kësaj periudhe të pandemisë. U kërkua që të ketë kampe për trajnerë gjatë vitit, me ekspertë dhe ndihmë të ITF-it, dhe Z. Cabral do të angazhohet për këtë.

Në këtë pikë Vitor Cabral shprehi dhe inkurajoi sërish trajnerët e federatës që të hyjnë në “ITF Academy”, falas, dhe aty të bëjnë ndjekjen e kurseve dhe ideve e programeve të ndryshme për mbajtjen e ushtrimeve. Ai tha se do t’i dërgojë në FTK emrat e trajnerëve kosovar dhe të dhënat se sa shpesh dhe çfarë kursesh po ndjekin në alademi.

Kur jemi te trajnerët, zyrtarët e federatës treguan se si në fillim të vitit FTK kishte planifikuar dhe buxhetuar që të angazhohet një trajner nacional, si koordinator për çështjet e zhvillimit të trajnerëve dhe programit të zhvillimit të tenisit nëpër klube, dhe i cili do të angazhohej dhe punonte afër me trajnerët. Tutje, u tha se trajnerët kanë shprehur brenga se mos kjo do të reflektohet negativisht në të ardhurat e tyre, ndërkohë që z.Cabral tha se angazhimi i një personi të tillë është tejet i domosdoshëm për federatën, dhe se përkundrazi, do t’i ndihmonte klubeve dhe trajnerëve që të hyrat e tyre (krahas rritjes së cilësisë dhe participimit) t’i risin. Ai tha se varësisht rrethanave mbase do të mund të ketë pak ndihmë nga ITF në këtë drejtim.

Kur jemi tek ndihmat e ITF ai rikujtoi ndihmën që do të mund ta jepnin për Qendrën Nacionale, qoftë me një grant në max deri në 50,000 USD por edhe ndihmën që mund të ua ofronin institucioneve tona në mënyrë që ajo të ndërtohet. Po ashtu shprehi gadishmërinë që të ndihmojë edhe me rritjen e ndihmës financiare prej USD 3000 për kampe për U14 e U16 që tashmë êshtë zotuar.

Në fund u diskutua edhe për Davis dhe Fed Cup. Akoma nuk ka diçka përfundimtare, por z. Cabral tha se po bëhet gjithçka që këto të mbahen sivjet, megjithatë mbetet për t’u parë.

15 maj 2020

Janë përzgjedhur fituesit e sfidës “Play& Stay Home”

Komisioni vlerësues ka vlerësuar videot e të gjithë pjesëmarrësve që murrën pjesë në sfidën e organizuar nga FTK “ Play & Stay Home”.

Në sfidë murrën pjesë 20 pjesëmarrës, ndërsa tetë (8) prej tyre u shpallën fitues duke zënë vendin e parë.

Vendet e para në kategorinë ROG

?Ushtrimi Kondicional – Learta MUHARREMI

?Ushtrimi me Reket- Erion PRIZRENI

?Ushtrimi Freestyle- Shend HOXHA

?Ushtrimet tjera- Sufajan BARUTI

Vendet e para për të rriturit

?Ushtrimet kondicional- Viola PEJA

?Ushtrimet Federer Challenge- Blearta UKËHAXHAJ

?Ushtrimet me reket 2- Fresk SYLHASI

?Ushtrimet Freestyle- Benita SELMANAJ

Vendet e para në kategorinë ROG do të shpërblehen me nga një reket?, ndërsa të rriturit me nga 100 EUR.

Pjesëmarrësit tjerë do të përfitojnë nga 1 kuti topa.

Ju faleminderit për pjesëmarrjen tuaj në sfidë???.

#FTKChallenge #Tennis #PlayHome #StayHome #TennisKosova

30 Prill 2020

Kryetari Rexhepi dhe Sekratarja Ibishi murren sot ne takimin online te organizuar nga KOK me drejtuesit e federata sportive.

Takimi kishte per qellim te prezantohei gjendja aktuale e federatave sportive ne kete situate te pandemise, dhe kushtet e mundshme per te mbajtur ne ritem aktivitetet sportive.


Ne takim u diskutua po ashtu për fillimin e lehtësimit të masave nga Qeveria e Kosovës, ku disa sporte si: Tenisi, pingpongu, beach volley, automobilizmi, badmintoni, bjeshkataria alpiniste, boulingu e minigolfi, u shprehën të gatshme, se bazuar në lehtësimin e masave, mund të fillojnë aktivitetet e tyre prej 4 majit, kurse sportet tjera si basketbolli, volejbolli, peshëngritja, boksi, etj, mund të fillojnë me aktivitete pas fazës së dytë ose të tretë të lehtësimit të masave.

Takimi i ardhshëm online organizuar nga KOK pritet të mbahet pas dy javësh.

29 Prill 2020


Tennis Europe ka botuar raportin “Kthimi ne Tenis” ne te cilen jane dhene detajet e reja per rikthimin ne lojen e tenisit pas pandemise “Covid 19”.
Ne raport jane dhene detajet dhe rekomandimet se cilat vende so te kene mundesi te i rikthehen lojes.


Loja ehte aktualisht e mundur ne 14 kombe evropiane, nen disa kufizime (BLR, CZE, DEN, EST, FIN, HUN, ISR, LAT, LTU, NED, NOR, SLO, SVK, SWE), nderkohe qe ne Kosove aktivitetet sportive mbesin ende te mbyllura deri ne njoftimin e ardhshem nga Qeveria.

27 Prill 2020

FTK organizon sfidën “Play&Stay Home”

Federata e Tenisit e Kosovës për të bërë më të lehtë qëndrimin në shtëpi gjatë kësaj kohe të pandemisë ju fton të bëheni pjesë sfidës “Play&Stay Home”” e cila do të shpërblejë videot më të mira.

Gara është e hapur për të gjithë teniserët dhe e ndarë në dy kategori:

1.ROG dhe 2.Të Tjerët

Rregullat për të konkurruar për shpërblim për ROG:

Gara për grupmoshat ROG parasheh realizimin e 3 ushtrimeve te poshtëshenuara, duke u bazuar ne videot shembuj të realizuara nga Vesa(shih videot nr.1,2 dhe 3).Gara duhet të realizohet me topa sipas moshës përkatëse.

1. Ushtrim Kondicion (Kalimi i tri shisheve me një kembë i realizuar katër herë);

2. Ushtrim me Reket (Gjuatja e topit me të dy anët e reketit/60sek.);

3. Ushtrim free style (Ushtrimi duhet të fillojë me gjuajtjen e topit me reket dhe të përfundojë në kosh).

Rregullat për të konkurruar për shpërblim për të tjerët:

Gara për të rriturit parasheh realizimin e 4 ushtrimeve të poshtëshënuara, duhe u bazuar në videot shembuj të realizuara nga Vesa(shih videot nr.4,5,6 dhe7).Gara duhet te realizohet me topa profesional.

1. Ushtrim Kondicion (Lëvizja në shpinë,kalimi përfundi shkopit, bërja e 15 barkoreve dhe kthimi në pozitën fillestare)

2. Ushtrim me Reket (Federer Challenge/60sek.)

3. Ushtrim me Reket (Gjuatja e topit anash me kokë të reketit duke e rrotulluar, deri në momentin që topi bie në tokë).

4. Ushtrim free style (Realizimi i imazheve interesante me top,reket,dorë,këmbë etj)

Kushtet e përgjithshme:

-Afati për pergatitje mbetët i hapur 7 ditë nga data 27.04.2020 deri 03.05.2020.

-Videot duhet të publikohen në profilet tuaja në Facebook ose Instagram në “public”, nga data 04-06 maj, duke përdorur hashtagun #FTKChallenge, ndërsa linku i videove të publikuara duhet derguar edhe zyrtarisht në e-mail adresen federation@tenniskosova.com, tour@tenniskosova.com.

-Videot me te mira do të përzgjedhen nga Komisioni vlerësues dhe do të shpërblehen si në vijim:

?Për secilën video të përzgjedhur të kategorisë ROG vendi i parë shpërblehët me një REKET ?.

?Për secilën video të perzgjedhur të moshes së rritur vendi i parë shpërblehet me vlerë monetare nga 100 EUR.

Bëhu pjesë e sfidës ???.

17 Prill 2020


Sot u mbajt dita e pare e kursit administrativ me klubet e tenisit qe o organizua nga Federata e Tenisit e Kosoves.


Kursi u zhvillua online permes platformes Skype ku u trajtuan tema te rendesishme rreth planifikimit stategjik te klubeve, menaxhimit te mire financiar, menaxhimit te marketingut etj.


Ne kurs sot murren pjese 16 perfaqesues te klubeve, te cilet paten rastin po ashtu te hapin diskutime rreth temave te prezantuara.
Neser do te vazhdoje edhe dita e dyte e kursit.

15 Prill 2020


Federata e Tenisit e Kosovës këtë të premte më 17 Prill do të mbaje kurs administrativ me përfaqësues të klubeve të tenisit të Kosovës.


Bazuar në situatën aktuale me të cilat po përballën të gjitha institucionet, kursi do të zhvillohet online përmes platëformës ZOOM, ku do të gërshetohen tema të rëndësishme të cilat janë shumë të nevojshme për nxitjen dhe zhvillimin e administrimit tnë klubeve.


Të tilla si roli i planit strategjik të klubeve, roli i marketingut dhe sponzorimit, menaxhimi dhe raportimet financiare si dhe tema tjera do të prezantohen të premten në kursin e organizuar.

Aktivitetet e tenisit nuk kanë të ndalur.

Sportistët, trajnerët po shfrytëzojnë në maksimal kohën e karantinës duke u përqendruar në aktivite online të cilat po i mbajnë ata të angazhuar.

Duke shfrytëzuar platformat me video online gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar disa takime me trajner, dhe është zhvilluar programi për orë kondicionalë nga trajneri Fatos Bejta i cili është duke mbajtur ushtrime fizike me të gjitha grupmoshat.

Federata së fundmi ka mbajtur edhe mbledhjen e dytë të bordit online, ndërsa të premten më 17 prill do të mbahet edhe një kurs administrativ për klubet aktive të tenisit.

Shumë tenist po shfrytëzojnë edhe hapësirat e tyre në shtëpi për të mbajtur ritmin dhe në kushte të tilla nuk po i ndalin angazhimet.

#stayathome #savelife #dosport #tennislife #tennisathome #tenniseurope