24 Qeshor 2020

Shtyhet turneu “Peja Kids 2020”

Për shkak të situates pandemik, rritjes se numrit të të infektuarve ditëve të fundit, dhe ndjeshmërisë në kategori, FTK në bashkëpunim me K.T Peja ka vendosur të shtyhet në një afat të cakuar turneu “Peja Kids 2020” që ishte paraparë të mbahet këtë fundjavë.

Për turnet e ardhshem do të ju mbajmë të informuar në kohë.

22 Qershor 2020

Tenistet nga Klubi i Tenisit Trepca, Altea Hajrizi dhe Learta Muarremi zënë vendet e para në turneun” Vlora Juniors 2020″, që u mbajt në Vlorë më 20-21 Qeshor.

Altea Hajrizi zuri vendin e parë në kategorinë U12, ndërsa Learta Muharremi në kategorinë U10.

18 Qershor 2020

Federata Shqiptare e Tenisit këtë vikend më 20-21 Qershor organizon turneun “Vlora Open Juniors U10, U12”.

Të interesuarit mund të paraqiten në emailin albanianopen@gmail.com ose në fb Tenis Vlora Albania

Afati i pranimit NESER ora 18:00 dt 19/06/2020

Publikimi i shortit ora 21:00 dt 19/06/2020.

Ndeshjet do të fillojne në orën 10:00 diten e shtune dt 20/06/2020

Finalet do të zhvillohen diten e diele dt 21/06/2020

Kuota e turneut: 1000 Lek

Formati i shortit: Round robin dhe Eliminim, seti final match tiebreak (10 pike)

Akomodimi: Hotel Nacional 1200 Lek për Person (fjetja, mengjes) për lojtarët nga rrethet.

17 Qershor 2020

Rikthehen garat e tenisit

Federata e Tenisit e Kosovës do të i rikthehet garave të tenisit pas një shkëputje 2 mujore si pasojë e pandemisë Covid -19″

Turneu i parë pas kësaj shkëputje do të organizohet për kategorinë “ROG” nga Klubi i Tenisit Peja, në Karagaq-Pejë.

Turneu do të mbahët më 27-28 Qershor në Pejë.

MËNYRA DHE KUSHTET E PARAQITJES

Email: “kreshnik arifi” <kreshnik24@hotmail.com>
CC: tour@tenniskosova.com
CC: federation@tenniskosova.com
Email attachment: Foto Certifikatë të lindjes (vetëm herën e parë)
Afati i paraqitjes: 27.06.2020 09:00
Shorti publikohet: 27.06.2020 10:00

Kotizimi: €5.00

Vërejtje: Regjistrimi në FTK për tenistë për vitin 2020 në shumë €5.00 duhet paguar tek organizatori (ose në llogarinë bankare të Federatës 1701-0010-1076-1651) para zhvillimit të ndjeshjes.

14 Qershor 2020

Si pasojë e Covid 19 kalendari i garave 2020 ka pësuar disa ndryshime.

Kalendarin e përditësuar mund ta gjeni në linkun:

https://tenniskosova.com/…/20…/06/Kalendari-2020-12062020.pdf

05 qershor 2020

Sot zyrtarë nga Federata e Tenisit e Kosovës vizituan Klubin e Tenisit Trepça nga Mitrovica.

Burim Çitaku nga K.T. Trepça informoi për gjendjen ne Mitrovicë pas pandemisë dhe tha se klubi ka qenë i mbyllur plotësisht deri këtë javë kur edhe kanë nisur ushtrimet sipas rekomandimeve të pranuara.

Ai tha se në Mitrovcë ka vullneti dhe pasioni të lartë të fëmijëve për të ushtruar tenis mirëpo gjithsesi ka mungesë të infrastrukturës.

K.T. Trepça ka nisur me ushtrimet e rregullta dhe të interesuarit mund të i bashkohen klubit:

Klubi i Tenisit Trepça
Fb:Klubi i Tennisit Trepca Korja
Tel: 04926612

03 Qershor 2020

Kryetari Rexhepi ka takuar sot disa nga klubet e tenisit në disa komuna të Kosovës.

Sot u vizituan Klubet e Tenisit në Prizren, Klubi e Tenisit në Gjakovë, Klubi i Tenisit në Pejë. Takimet u mbajtën me përfaqësuesit e klube për të parë gjendjen e tyre pas pandemisë Covid 19, ndërsa të gjithë u shprehën të lumtur me fillimin e ushtrimeve pas shkëputjes 2 mujore.

U diskutuan disa pika kryesore rreth gjendjes së infrastrukturës në klube, kushteve si dhe riformimit të kalendarit të garave.

Njëheri klubeve u dorëzuan edhe pllakatat “Luaj Sigurt” të cilat duhen të vendosen në hapësirat e qasshme.

Takimet e ardhshme do të behën edhe me klubet tjera aktive të tenisit.

02 Qershor 2020

Rikthimi në terrenet e tenisit

Federata e Tenisit e Kosovës aprovon lejimin e ushtrimeve për klubet e tenisit pas shkëputjes 2 mujore si pasojë e pandemisë Covid- 19.

Ky vendim merret pas rekomandimit të pranuar nga presidenti i KOK z. Besim Hasani, i cili propozon që çdo federatë, klub, sportist apo zyrtarë mund të fillojë me ushtrimet sportive duke u përmbajtur rekomandimeve nga OBSH-ja dhe MSH/IKSHPK.

Të gjitha klubet e tenisit pas këtij vendimi janë të lejuara të fillojnë me ushtrimet duke i’u përmbajtur po ashtu udhëzuesit “Për rikthimin e Tenist” i hartuar nga FTK në përputhje me rekomandimet e OBSH dhe Komisionit të ITF për Shkenca Sportive & Mjekësi.

Më poshtë gjeni edhe linkun e udhëzuesit për rikthimin në tenis pas Covid 19:

https://tenniskosova.com/wp-content/uploads/2020/06/Rikthimi-i-Tenisit_Udhezime-te-ITF.pdf

18 Maj 2020

Kryetari Rexhepi, z. Shkëlzen Domi dhe​ z. Vërshim Hatipi​ kanë mbajtur sot koferencë me Drejtorin për Zhvillim të ITF z.Vitor Cabral. Në takim u diskutuan disa pika të rëndësishme që lidhën me gjendjen aktuale të tenisit kosovar dhe planet për të ardhmen.

Z. Vitor Cabral u interesua se kur do të hapen terrenet e tenisit në Kosovë duke thëne se në shumicën e vendeve te Evropës ato tash më janë hapur (duke iu përmbajtur disa kushteve). Në këtë z. Cabral u informua nga Kryetari Mejdiu se kërkesa për të filluar më herët me ushtrime nuk është pranuar nga Ministria e Shëndetësisë, dhe se me gjasë do të fillohet me ushtrime dhe hapje të terreneve nga 2 qershori i këtij viti.

Më pas z. Cabral u interesua për ushtrimet dhe për fatin e talentëve juniorë të Kosovës, në veçanti se si ata po gjinden në këtë situatë. U tha se ka pasur trajnime dhe ushtrime fizike të organizuara me trajnerin kondicional për ta mbajtur sado pak kondicionin në nivel sa më të lartë të mundshëm në këto rrethana.

Në lidhje me trajnerët z. Domi tregoi se ndër të parët trajnerët e Kosovës kanë mbajtur takime online ku janë diskutuar tema të rëndësishme që kanë të bëjnë me çështje taktike, çështje mentale, përgatitje fizike, evitimin e lëndimeve dhe çështje tjera që kanë të bëjnë me punën e trajnerëve. Po ashtu tregoi për mbajtjen e konferencës edhe me prindër për të parë edhe qëndrimet e tyre, si dhe seminarin për ngritje të kapaciteteve administrative të klubeve i cili u mbajt po ashtu gjatë kësaj periudhe të pandemisë. U kërkua që të ketë kampe për trajnerë gjatë vitit, me ekspertë dhe ndihmë të ITF-it, dhe Z. Cabral do të angazhohet për këtë.

Në këtë pikë Vitor Cabral shprehi dhe inkurajoi sërish trajnerët e federatës që të hyjnë në “ITF Academy”, falas, dhe aty të bëjnë ndjekjen e kurseve dhe ideve e programeve të ndryshme për mbajtjen e ushtrimeve. Ai tha se do t’i dërgojë në FTK emrat e trajnerëve kosovar dhe të dhënat se sa shpesh dhe çfarë kursesh po ndjekin në alademi.

Kur jemi te trajnerët, zyrtarët e federatës treguan se si në fillim të vitit FTK kishte planifikuar dhe buxhetuar që të angazhohet një trajner nacional, si koordinator për çështjet e zhvillimit të trajnerëve dhe programit të zhvillimit të tenisit nëpër klube, dhe i cili do të angazhohej dhe punonte afër me trajnerët. Tutje, u tha se trajnerët kanë shprehur brenga se mos kjo do të reflektohet negativisht në të ardhurat e tyre, ndërkohë që z.Cabral tha se angazhimi i një personi të tillë është tejet i domosdoshëm për federatën, dhe se përkundrazi, do t’i ndihmonte klubeve dhe trajnerëve që të hyrat e tyre (krahas rritjes së cilësisë dhe participimit) t’i risin. Ai tha se varësisht rrethanave mbase do të mund të ketë pak ndihmë nga ITF në këtë drejtim.

Kur jemi tek ndihmat e ITF ai rikujtoi ndihmën që do të mund ta jepnin për Qendrën Nacionale, qoftë me një grant në max deri në 50,000 USD por edhe ndihmën që mund të ua ofronin institucioneve tona në mënyrë që ajo të ndërtohet. Po ashtu shprehi gadishmërinë që të ndihmojë edhe me rritjen e ndihmës financiare prej USD 3000 për kampe për U14 e U16 që tashmë êshtë zotuar.

Në fund u diskutua edhe për Davis dhe Fed Cup. Akoma nuk ka diçka përfundimtare, por z. Cabral tha se po bëhet gjithçka që këto të mbahen sivjet, megjithatë mbetet për t’u parë.

15 maj 2020

Janë përzgjedhur fituesit e sfidës “Play& Stay Home”

Komisioni vlerësues ka vlerësuar videot e të gjithë pjesëmarrësve që murrën pjesë në sfidën e organizuar nga FTK “ Play & Stay Home”.

Në sfidë murrën pjesë 20 pjesëmarrës, ndërsa tetë (8) prej tyre u shpallën fitues duke zënë vendin e parë.

Vendet e para në kategorinë ROG

?Ushtrimi Kondicional – Learta MUHARREMI

?Ushtrimi me Reket- Erion PRIZRENI

?Ushtrimi Freestyle- Shend HOXHA

?Ushtrimet tjera- Sufajan BARUTI

Vendet e para për të rriturit

?Ushtrimet kondicional- Viola PEJA

?Ushtrimet Federer Challenge- Blearta UKËHAXHAJ

?Ushtrimet me reket 2- Fresk SYLHASI

?Ushtrimet Freestyle- Benita SELMANAJ

Vendet e para në kategorinë ROG do të shpërblehen me nga një reket?, ndërsa të rriturit me nga 100 EUR.

Pjesëmarrësit tjerë do të përfitojnë nga 1 kuti topa.

Ju faleminderit për pjesëmarrjen tuaj në sfidë???.

#FTKChallenge #Tennis #PlayHome #StayHome #TennisKosova