15 Korrik 2020

Për shkak të gjendjes aktuale të pandemisë “Covid 19”, klubi i tenisit Peja ka vendosur ta shtyjë turneun “Peja Juniors U16 – 2020” në një afat të pacaktuar.

Turneu ishte planifikuar të mbahej këtë fundjavë.

13 Korrik

Ka përfunduar turneu “Rilindja Open 2020 -Adult”.

Tek vajzat Vesa Gjinaj u shpallë kampione në turneun e parë të organizuar për moshën e rritur femra, pasi mposhti në finale kundërshtaren e saj Aja Broqi me rezultat 6:2 6:0.

Tek djemt në finale u ndeshën Granit Bajraliu dhe Melos Nallbani. Granit Bajraliu zuri vendin e parë pasi mposhti Melos Nallbanin 6:1 6:1

Dje u shpërndajtën edhe kupat për të gjitha kategoritë e organizuara nga K.T Rilindja në bashkëpunim me FTK-në.

Rikujtojmë që garat kanë filluar më 02 Korrik dhe kanë përfunduar dje me finalen e madhe te “Rilindja Open 2020 -A”.

Urime fituesve!

12 Korrik 2020

Granit Bajraliu dhe Melos Nallbani do të ndeshën në finalen e madhe të turneut “Rilindja Open 2020 – Adult”.

Bajraliu mposhti në semifinale Meldin Mustafin 6:0 7:5, ndërsa Melos Nallbani mposhti Fresk Sylhasin 6:0 6:2.

Finalet e djemve dhe vajzave për moshën e rritur mbahen sot.

Suksese në finale garuesve!

11 Korrik 2020

Garat e turneut “Rilindja Open 2020 -Adult” po vazhdojnë.

Aja Broqi nga K.T Peja dhe Vesa Gjinaj nga K.T Rilindja janë finaliste në kategorinë vajza. Broqi mposhti kundërshtaren Rita Miftari 6:1 6:3, kurse Gjinaj mposhti Forta Morinën 6:1 6:1

Tek djemt në gjysmëfinale ndeshen:

Granit Bajrali kd Meldin Mustafi

Melos Nallbani kd Fresk Sylhasi

Suksese garuesve!

10 Korrik 2020

Altea Hajrizi ka fituar dje kundër tenistes Meldina Mislimi në finalen e “Rilindja Juniors 2020 – U12”, me rezultat 7:5 6:3.

Tek djemt vendin e parë e zuri Yll Smakolli i cili mposhti Ajan Selimaj 6:1 6:2.

Aktualisht në fushat e K.T Rilindja po zhvillohet turneu “Rilindja Open 2020” për moshën e rritur, femra dhe meshkuj.

Në gjysmefinalen e femrave janë plasuar: Vesa Gjinaj kd Forta Morina dhe Rita Miftari kd Aja Broqi.

08 Korrik 2020

Ka përfunduar edhe finalja e djemve e turneut “Rilindja Juniors 2020” për U14.

Në finale sot u ndeshën Filip Paviç kd Baton Haxhiu, ku pas një loje shumë të fortë Baxhiu arriti të mposht kundershtarin me rezultat 5-7 6-2 7-5.

Nesër do të fillojnë garat për kategorinë Adult, ku për herë të parë në Kosovë përveç garave për meshkuj do të mbahën edhe garat për femra.

08 Korrik 2020

Sot u zhvilluan finalet e turneut “Rilindja Juniros 2020” për grupmoshën U16, organizuar nga K.T. Rilindja në bashkëpunim me FTK-në.

Në finalen e madhe tek vajzat u ndeshën Vesa Gjinaj kd Aja Broqi ku Gjinaj arriti ta mposht kundërshtarën me rezultat 2:0 ne sete.

Tek djemt fitues doli Melos Nallbani pasi mposhti tenistin Arbin Koro në finale me rezultat 6:1 6:0

Rezultatet e plota i gjeni në portalin “Courthive” përmes linkut:

https://courthive.com/t/f522f56b-fc78-4034-b2bb-0b65e7516758?

08 Korrik 2020

Ka përfunduar edhe finalja e djemve e turneut “Rilindja Juniors 2020” për U14.
Në finale sot u ndeshën Filip Paviç kd Baton Haxhiu, ku pas një loje shumë të fortë Baxhiu arriti të mposht kundershtarin me rezultat 5-7 6-2 7-5.

Nesër do të fillojnë garat për kategorinë Adult, ku për herë të parë në Kosovë përveç garave për meshkuj do të mbahën edhe garat për femra.\

Shortin dhe detajet i gjeni në courthive:

https://courthive.com/t/d292c693-a6ff-422d-a040-6cff030b75f4?

06 Korrik 2020

Sot ka përfunduar finalja e vajzave për grupmoshën U14 si dhe finalja per “Rilindja Seniors 35+”.


Altea Hajrizi ka zënë vendin e parë në turneun “Rilindja Juniors U14- 2020”, organizuar nga K.T Rilindja, pasi mposhti në finale Meldina Mislimin 6:2 6-7(8) 6:3.


Tek kategoria djem sot përfunduan semifinalet ku ne finale do të takohen Baton Haxhiu kd Filip Pavič.


Ndërkohë që në finalen e “Rilindja Seniors 35+” vendin e parë e zuri Carl Coupet pasi mposhti Slobodan Petrovič me rezultat 2:0 ne sete.

05 Korrik 2020


Sot u zhvilluan garat e kategorisë Red dhe Orange të turneut “Rilindja Kids 2020”.


Red Djemtë

Vendi i parë: Heron Ajeti

Vendi i dytë: Shend Hoxha


Red Vajzat

Vendi i parë: Lorina Dreshaj

Vendi i dytë: Inara Ymeri


Orange Djemtë

Vendi i parë: Mal Karakashi

Vendi i dytë: Rrok Ramadani


Orange vajzat

Vendi i parë: Morea Dreshaj

Vendi i dytë: Hana Veseli


Nesër do të vazhdojnë garat për kategorinë U14.