Shtëpia e Sportit
Rr. “Agim Ramadani” Nr. 253
10000 Prishtinë
(+383) 45 242 441
Administrata: federation@tenniskosova.com
Garat: tour@tenniskosova.com
Tenistja e talentuar nga Peja, Besiana Galani triumfoi në turneun U-14 për femra që u mbajt në Prizren. Besiana tregoi lojëra mjaft të mira gjatë tërë turneut dhe arriti të triumfoi me plotë meritë. Në takimet kryesore të turneut në ato gjysmëfinale u takuan Anita Jovanovic dhe Marija Djordjevic, të dyja nga Gracanica. Në finale u plasua Anita që fitoi me rezultat 6:3. Në takimin tjetër gjysëmfinal Besiana Galani ishte më e mirë se Aleksandra Dimitrijevic nga Gracanica me rezultat 6:1. Takimi final ndërmjet Besiana Galanit nga Peja dhe Anita Jovanovic nga Gracanica ishte një takim mjaft i bukur dhe i fortë ku të dyja tenistet e reja treguan lojë mjaft të bukur dhe goditje të forta dhe precize. Në momentet vendimtare Besiana u tregua më e përqendruar dhe triumfoi me rezultat 6:4. Në këtë turne që u organizua nga klubi i tenisit Prizreni morrin pjesë 16 teniste të reja nga Peja, Gjakova dhe Gracanica. Organizatori ndau shpërblime modeste për më të mirët.