22 Korrik 2020

Bordi Drejtues i FTK-së me shumicë votsh ka miratuar ndryshimet në sistemin e rankunigut, të vlefshme nga java e 27 e vitit 2020 deri në javën e 26 të vitit 2021.

Këto ndryshime janë konsideruar të nevojshme pas ndikimit të Covid – 19 në kalendarin e parave dhe rankingut aktual.

Ndryshimet e aplikuara mund ti gjeni në rregulloren 04#, për pikët e rankingut dhe rankingu zyrtar, përmes linkut më poshtë:

https://tenniskosova.com/…/…/Rregullore_Nr_04_Ranking_v12.pdf

22 Korrik 2020

Garat e rangut Tennis Europe të kategorisë U14/ U16 do të rikthehen në javën e 31 gusht 2020.

Garat për U12 do të fillojnë përsëri më 01 Janar 2021.

Të gjitha ngjarjet do të aplikojnë procedura të reja të rrepta sa i përketë ruajtjes së shëndetit dhe sigurisë, thuhet në lajm.

Lajmi i plotë më poshtë:

#TennisEurope #Returnintennis #31August #Juniortour #StaySafe #TennisKosovo #FTK

LADIES OPEN 2020

Ladies OPEN 2020 po afrohet, kanë mbetur edhe nëntë (9) ditë deri në fillimin e xhirove të para të turneut. Turneu për femra të moshës së rritur mbahët nga data 30 korrik – 02 gusht 2020, në fushat e tenisit të K.T. Rilindja në Tokëbashqe- Prishtinë.

MËNYRA DHE KUSHTET E PARAQITJES


Email: tour@tenniskosova.com
Email attachment: Foto ID (vetëm herën e parë)
Afati i paraqitjes: 29.08.2020 @17:00
Shorti publikohet: 29.08.2020 @18:00
Orari publikohet: 29.08.2020 @21:00

Detajet tjera në courthive:

https://courthive.com/t/9f4005da-fc4f-46f6-a40c-a71264ad772f?

20 korrik 2020

Turneu “Kalaja Juniors 2020 – U14” që pritej të mbahej këtë fundjavë më 25-26 Korrik nga K.T Kalaja, anulohet për shkak të gjendjes aktuale të pandemisë “Covid 19”.

16 Korrik 2020

LADIES OPEN 2020

Federata e Tenist e Kosovës më 30 Korrik- 02 Gusht organizon turneun për moshën e rritur femra “Ladies Open 2020”.

Turneu do të mbahët në fushat e tenisit të K.T. Rilindja në Tokëbashqe.

#LadiesOPEN2020 #Womentennis #KosovoTennis #Tennislover #FTK

15 Korrik 2020

Për shkak të gjendjes aktuale të pandemisë “Covid 19”, klubi i tenisit Peja ka vendosur ta shtyjë turneun “Peja Juniors U16 – 2020” në një afat të pacaktuar.

Turneu ishte planifikuar të mbahej këtë fundjavë.

13 Korrik

Ka përfunduar turneu “Rilindja Open 2020 -Adult”.

Tek vajzat Vesa Gjinaj u shpallë kampione në turneun e parë të organizuar për moshën e rritur femra, pasi mposhti në finale kundërshtaren e saj Aja Broqi me rezultat 6:2 6:0.

Tek djemt në finale u ndeshën Granit Bajraliu dhe Melos Nallbani. Granit Bajraliu zuri vendin e parë pasi mposhti Melos Nallbanin 6:1 6:1

Dje u shpërndajtën edhe kupat për të gjitha kategoritë e organizuara nga K.T Rilindja në bashkëpunim me FTK-në.

Rikujtojmë që garat kanë filluar më 02 Korrik dhe kanë përfunduar dje me finalen e madhe te “Rilindja Open 2020 -A”.

Urime fituesve!

12 Korrik 2020

Granit Bajraliu dhe Melos Nallbani do të ndeshën në finalen e madhe të turneut “Rilindja Open 2020 – Adult”.

Bajraliu mposhti në semifinale Meldin Mustafin 6:0 7:5, ndërsa Melos Nallbani mposhti Fresk Sylhasin 6:0 6:2.

Finalet e djemve dhe vajzave për moshën e rritur mbahen sot.

Suksese në finale garuesve!

11 Korrik 2020

Garat e turneut “Rilindja Open 2020 -Adult” po vazhdojnë.

Aja Broqi nga K.T Peja dhe Vesa Gjinaj nga K.T Rilindja janë finaliste në kategorinë vajza. Broqi mposhti kundërshtaren Rita Miftari 6:1 6:3, kurse Gjinaj mposhti Forta Morinën 6:1 6:1

Tek djemt në gjysmëfinale ndeshen:

Granit Bajrali kd Meldin Mustafi

Melos Nallbani kd Fresk Sylhasi

Suksese garuesve!

10 Korrik 2020

Altea Hajrizi ka fituar dje kundër tenistes Meldina Mislimi në finalen e “Rilindja Juniors 2020 – U12”, me rezultat 7:5 6:3.

Tek djemt vendin e parë e zuri Yll Smakolli i cili mposhti Ajan Selimaj 6:1 6:2.

Aktualisht në fushat e K.T Rilindja po zhvillohet turneu “Rilindja Open 2020” për moshën e rritur, femra dhe meshkuj.

Në gjysmefinalen e femrave janë plasuar: Vesa Gjinaj kd Forta Morina dhe Rita Miftari kd Aja Broqi.