02 Gusht 2020

Vesa GJINAJ kampione e turneut ” Ladies OPEN 2020″.

Sot Gjinaj zuri vendin e parë në turneun e organizuar për moshën e rritur ” Ladies Open 2020″.

Gjinaj u përballë në finale me tenistën Aja Broqi, me ç’rast e mposhti me rezultat 2:0.

Turneu u organizua nga Federata e Tenisit e Kosovës me sponzorin kryesor BKT Kosova.

#LadiesOPEN2020 #Womentour #WTA #BankaKombetareTregtare #bktkosova #TennisKosova #FTK #Tennislove #winners

02 Gusht 2020

Finalja e madhe e Ladies OPEN 2020 mbahet sot (e diele) nga ora 17:00, në fushat e tenisit të K.T Rilindja në Tokëbashqe.

Vesa GJINAJ kd Aja BROQI.

Suksese finalisteve!

#LadiesOPEN2020 #Womentour #WTA #BankaKombetareTregtare #bktkosova #TennisKosova #FTK #Tennislove

01 Gusht 2020

Kanë përfunduar semifinalet e turneut “Ladies OPEN 2020”.

Vesa Gjinaj – Blearta Ukëhaxhaj 6:1 6:2

Aja Broqi – Rita Miftari 6:1 6:2

Finalja e madhe neser (e diele) më 02 gusht,nga ora 17:00.

#LadiesOPEN2020 #Womentour #WTA #BankaKombetareTregtare #bktkosova #TennisKosova #FTK #Tennislove

01 Gusht 2020

Ladies OPEN 2020

Gjysmëfinalet e turneu “Ladies OPEN 2020” për moshën e rritur femra, do të mbahën sot.

Në fushat e tenisit të K.T Rilindja takohen:

-Vesa Gjinaj kd Blearta Ukëhaxhaj, ora 15:30;

-Rita Miftari kd Aja Broqi, ora 17:00.

Turneu po organizohet nga Federata e Tenisit e Kosovës me sponzorin kryesor BKT Kosova

Finalja e madhe mbahët neser (e diele) më 02 gusht, nga ora 17:00.

#LadiesOPEN2020 #Womentour #WTA #BankaKombetareTregtare #bktkosova #TennisKosova #FTK #Tennislove

30 Korrik 2020

Ladies OPEN 2020

Ka filluar turneu “Ladies OPEN 2020” për moshën e rritur femra, organizuar nga Federata e Tenisit e Kosovës me ndihmën e sponzorit kryesor BKT Kosova.

Në xhiron e parë sot u ndeshën, Benita Selmanaj kd Fikrete Velu 5-0 RET.

Në qerekfinale u takuan:

-Vesa Gijnaj kd Benita Selmanaj 6:0 6:0
-Blearta Ukëhaxhaj kd Dea Kuqi 6:0 6:1
-Rita Miftari kd Fiona Luzha 6:0 6:0
-Aja Broqi kd Viola Kryeziu 6:0 6:0

Pasnesër (e shtune) në semifinale do të ndeshën:

-Vesa Gjinaj kd Blearta Ukëhaxhaj
-Rita Miftari kd Aja Broqi

Finalja e madhe mbahët të dielen më 02 gusht në fushat e tenisit te K.T. Rilindja në Tokëbashqe, Prishtinë.

#LadiesOPEN2020 #Womentour #WTA #BankaKombetareTregtare #bktkosova #TennisKosova #FTK #Tennislove

29 Korrik 2020


Ladies OPEN 2020 për moshën e rritur fillon nesër.


Nesër më 30 korrik 2020 do të fillojnë xhirot e para të turneut “Ladies OPEN 2020” në fushat e tenisit të K.T. Rilindja në Tokëbashqe, Prishtinë.
Turneu po organizohet nga Federata e Tenisit e Kosovës me ndihmën e sponzorit kryesor Banka Kombetare Tregtare Kosove, dhe do të zgjasë deri më 02 Gusht.


Afati për paraqitje në turne mbetët i hapur vetëm edhe sot, deri në orën 17:00.


Shorti publikohet në oren 18:00, ndërsa orari në 21:00.


MËNYRA DHE KUSHTET E PARAQITJES


Email: tour@tenniskosova.comEmail attachment: Foto ID (vetëm herën e parë)


https://courthive.com/t/9f4005da-fc4f-46f6-a40c-a71264ad772f?


#LadiesOPEN2020 #WomenTennis #BKTKosova #BKT #BankaKombëtareTregtare #KosovoTennis #FTK

27 Korrik 2020

Peja OPEN 2020 organizohet për here të dytë në Kosovë

Nga data 30 – 06 Shtator 2020 Federata e Tenisit e Kosovës në bashkëpunim me Klubin e Tenisit Peja, organizojnë për herën e dytë në Kosovë turneut “ Peja OPEN 2020” për grupmoshën U16, turne ky i rangut “Tennis Europe”.

Turneu do të mbahët në Brestovik-Pejë, ndërsa të gjithë të interesuarit mund të paraqitën online në faqën zyrtare të Tennis Europe:

https://www.tenniseurope.org/sport/tournament…

Njëheri kujtojmë që “Peja OPEN 2019” u organizu vitin e kaluar për herë të parë në Kosovë ku murrën pjesë mbi 50 tenistë nga vendet të ndryshme të rajonit dhe më gjere.

#PejaOPEN2020 #TennisEurope #ITF #JuniorTour #KosovoTennis #FTK #KTPeja #Peje #Brestovik #Tennislovers

27 Korrik 2020

BKT Kosova gjithmonë e gatshme në përkrahje të tenisit në Kosovë.

Banka Kombëtare Tregtare do të jetë sponzori kryesor i turneut për femrat të moshës së rritur “Ladies OPEN 2020- A”.

Ladies OPEN 2020 do të fillojë më 30 Korrik, ndërsa kanë mbetur vetëm edhe tri (3) ditë të hapura për paraqitje për pjesëmarrje në turne.

MËNYRA DHE KUSHTET E PARAQITJES

Email: tour@tenniskosova.com
Email attachment: Foto ID (vetëm herën e parë)
Afati i paraqitjes: 29.08.2020 @17:00
Shorti publikohet: 29.08.2020 @18:00
Orari publikohet: 29.08.2020 @21:00

Turneu për femra të moshës së rritur mbahët nga data 30 korrik – 02 gusht 2020, në fushat e tenisit të K.T. Rilindja në Tokëbashqe- Prishtinë.

Detajet tjera i gjeni në courthive:

https://courthive.com/t/9f4005da-fc4f-46f6-a40c-a71264ad772f?

#LadiesOPEN2020 #WomenTennis #BKTKosova #BKT #BankaKombëtareTregtare #KosovoTennis #FTK

23 Korrik 2020

Takimi Online me Zyrtar nga ITF

Përfaqësues nga Federata e Tenisit e Kosovës kanë mbajtur dje takim online me Drejtorin për Zhvillim të ITF z. Vitor Cabral dhe Menaxherin për zhvillim të TE z. Maciej Szymonski.

Në takim u diskutua rreth projekteve aktuale të ITF të disponueshme për shoqatat kombëtare.

Situata e “Covid – 19” ka ndikuar po ashtu edhe në gjendjen e përgjithshme të ITF, andaj këtë vit do të ketë edhe kufizime financiare si pasojë e pandemisë.

Njëheri lajmi i mire është se garat për U14 dhe U16 do të fillojnë me 31 gusht, në të cilat do të merren një sërë masash strikte në mbrojtje të shëndetit dhe sigurisë tha z. Cabral.

Takimi u mbajtë përmes platëfomës Skype.


Ranking i të gjitha grupmoshave, Java 30-2020