19 maj 2019

Jeton Hajdari shpallet kampion i turneut “Arena Spring Seniors” per kategorine +35, turne i organizuar nga K.T. Arena.

Hajdari mposhti sot ne finale Naim shehun me rezultat 6-7 (4) 6-2 10-6.

Shume urime per Jetonin!

19 maj 2019

Ka perfunduar edhe turneu “Mjeshtri Open” per kategorine U12, organizuar nga K.T. Rilindja.

Sot ne finalen e djemeve u ndeshen Dasar Ymeri kd Semi Kito ndersa vendin e pare e zuri Dasar Ymeri pasi mposhti Semi Kiton me rezultat 6:4 6:2.

Tek vajzat vendin e pare e zuri Altea Hajrizi, pasi ne finale mposhti kundershtaren e saj Meldina Mislimi me rezultat 6:0 6:2.

19 maj 2019

Morea Dreshaj nga KT Peja dhe Rron Ramadani nga KT Kalaja jane fitues ne kategorine red ne turnen Peja ROG Open 2019.

Ne finalen e vajzave Morea Dreshaj shenoi fitore ndaj Aleksandra Dukic nga KT Gracanica me rezultat 7/1 dhe 7/4 ndersa ne finale ne konkurencen e djemve Rron Ramadani ishte me i mire se Plator Avdija nga KT Sporek, ishte 7/0 , 7/9 dhe 7/3 ne te mire te Rronit.

19 maj 2019

Mei Hasanaj dhe Erion Prizreni nga KT Prishtina jane fitues te turneut orange ne turneun Peja ROG open 2019.

Ne finale ne konkurencen e vajzave Mei Hasanaj shenoi fitore ndaj Diella Hana nga KT Gjakova me rezultat 11-9 dhe 10 – 0, perderisa te djemt Erion Prizreni ishte me i mire se Amar Aliu nga KT Kalaja te cilin e mposhti me 13-11 dhe 10-1.

Ne konkurencen e vajzave moren pjese 16 garuese ndersa te djemt pjesemarres ishin 11 lojtare.

18 maj 2019

Ka perfunduar dita e pare e turneut “Arena Spring Seniors” per kategorine +35 organizuar nga K.T. Arena, dhe “Mjeshtri Open- U12″, organizuar nga K.T. Rilindja.

Ne turneun ” Arena Spring Seniors”, ne gjysme finale neser do te ndeshen:

– Jeton Hajdari kd Arzen Rifati
– Naim Shehu kd Slobodan Petrovic.

Ndersa tek turneu “Mjeshtri Open- U12”, neser do te zhvillohet finalja e djemeve ku do te ndeshet Semi Kito dhe Dasar Ymeri, ndera tek vajzat zhvillohen gjysmefinalet ndermjete:

-Altea Hajrizi kd Albese Dauti
-Tuana Zariqi kd Meldina Mislimi.

I urojme suksese garuesve!

17 maj 2019

Vesa Gjinaj ka hyre ne finalen double te turneut “National Sport Park Open” per kategorine U16, qe po mbahet ne Tirane.

Vesa Gjinaj (KOS) Hana Sokolovic (CRO)-Ekaterina Leksina (RUS) Arina Valitova (RUS)
7:6 (2) 1:6 10:5.

Suksese Veses ne finalen e madhe!

16 maj 2019

Federata e Tenisit ka mbajtur sot takimin konsultativ me perfaqesuesit e klubeve te tenisit.

Takimi kishte per qellim trajtimin e problemeve me te cilat po perballen klubet e tenisit ne Kosove, por edhe pritshmerite e federtes nga klubet anetare. Ne takim u shtjelluan probleme te natyrave te ndryshme te cilat u hapen per diskutim nga federata dhe klubet, ndersa u ofruan ide, keshilla, dhe propozime te perbashkata per permiresime ne menyre qe sporti i tenisit te masovizohet dhe zhvillohet sa me shume ne te ardhmen.

Ne takim murren pjese 14 perfaqesues te 9 klubeve te tenisit, me presence edhe te disa anetareve te bordit.

13 maj 2019

Kete fundjave me 18-19 maj do te organizohen keto turneu:

1. K.T. Peja organizon turneun Red dhe Orange ne fushat e tenisit “Enes Nallbani”, ne Karagaq.

2. K.T. Arena organizon turneun ” Arena Spring Seniors” ne fushat e tenisit ne Cagllavice si dhe ne fushat e tenisit te Hotel Emerald.

3. K.T. Rilindja organizon turneun ” Mjeshtri Open- U12″, ne fushat e tenisit te klubit Rilindja ne Tokebashqe.

MËNYRA DHE KUSHTET E PARAQITJES

Email: federation@tenniskosova.com

Per turneun Rog dhe Orange CC: kreshnik24@hotmail.com

Per turneun Arena Seniors CC: festi.sds@hotmail.com

Per turneun Mjeshtri Open-U12 CC: arian.-@hotmail.com

Email attachment: Foto ID (vetëm herën e parë)

Afati i paraqitjes: 16.05.2019 17:00
Shorti publikohet: 17.05.2019 18:00
Orari publikohet: 17.05.2019 21:00.

12 maj 2019

Diar Ymeri dhe Andra Byci jane fitues te turneut Peja ROG Open 2019 ne kategorine green.

Pas meçeve në grupe në sistem round robin në gjysëmfinale te meshkujt Diar Ymeri shënoi fitore ndaj Yll Smakollit me rezultat 4-2 ndërsa në gjysëmfinalen tjetër Ervin Doli mposhti Unik Ranadanin me rezultat 4-1.

Në finale Diar Ymeri ishte më i mirë se Ervin Doli ndaj të cilit triumfoi me 4-2 dhe 4-2 në geme. Në konkurencën e vajzave në gjysëmfinalen e parë Andra Byci mposhti Tiara Berishën me 4-2 në geme ndërsa në gjysëmfinalen e dytë Liza Lika shënoi fitore ndaj Rea Gojanit me rezultat 4-0.

Meçi final te vajzat ishte shumë interesant dhe dramatik ku për një nuancë me e mirë ishte Andra Byci pas 2 tie/break shënoi fitore ndaj Liza Likës. Ishte 5-4 (5) , 5-4 (5) rezultati i finales te vajzat.

09 maj 2019

Njoftim:

Ju njoftojmë që për shkak të testit shkollor i cili do të mbahet këtë të shtunë në shumicën e shkollave në Kosovë turneu i planifikuar të mbahet në Pejë në kategoritë RED dhe ORANGE shtyhet për të dielën e ardhshme (19 maj).
Turneu GREEN do të mbahet sipas orarit pra këtë të diel (12 maj) dhe fillon në ora 09:30.