18 mars 2019

Federata e Tenisit e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, Klubet e tenisit në Prishtinë, dhe ndihmen e sponzoreve më 21-22 mars 2019 do të organizojnë Ditën e Tenisit në Prishtinë “ Tennis Fest 2019”.

Aktiviteti do të zhvillohet dy ditë në platonë e sheshit “Zahir Pajaziti”, duke filluar nga ora 10:00 deri 18:00, me pjesëmarrës fëmijë të klasave të para dhe dyta nga shkollat fillore publike dhe private të Prishtinës, fëmijë nga SOS Fshati dhe fëmijë me Sindrom Down.

Kemi kënaqësinë të ju ftojmë edhe ju të jeni pjesë e aktivitetit tonë.

#tennisfest2019 #tennisday #fun #Prishtine

Komuna e Prishtinës BPB ENRAD Korporata Rugove Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

15 mars 2019

Ka përfunduar edhe java e dytë e Development Championships, qe u mbajtë në Antali për grupmoshat U14.

Rezultatet e javës së dytë:

Individuale:

Melos Nallbani vendi i 8-të;
Drinor Shamolli vendi i 13-të;
Forta Morina vendi i15-të;
Aja Broqi vendi i 16-të.

Çiftet:

Nallbani / Shamolli vendi i 5-të
Morina / Broqi vendi i 9-të.

12 mars 2019

Ka mbaruar java e parë e Development Championships 2019.

Gjatë garave të javës së parë:

-Melos Nallbani doli i 7-ti:
-Drinor Shamolli doli i 8-ti;
-Forta Morina doli e 12-ta;
-Aja Broqi e 19-ta;
-Meshkujt çifte vendi i 7-të
-Femrat çifte vendi i 9-të.

Këtë javë mbahet java e dytë e këtij turneu zhvillimor.

10 mars 2019

Pasqyrat financiare dhe raporti i auditimit të pavarur për vitin 2018 të FTK-së është publikuar në faqen zyrtare të Federatës.
Raporti është përpiluar nga kompania e njohur audituese “Grant Thorton”, dhe atë mund ta gjeni në në dy gjuhë (shqip dhe anglisht), përmes linkut më poshtë:

https://tenniskosova.com/al/faqja/dokumentet/buxheti1

Paraqitja e ekipit U14 te Kosoves ne Development Championships 2019, qe po mbahet ne Antali- Turqi.

05 mars 2019

Ekipi U12 i Kosoves i perbere nga trajneri Lorik Haxhishabani, tenistet Altea Hajrizi dhe Semi Kito jane nisur drejt Antalis per pjesmarrje ne ITF Camp & Tournament.

Kampi do te filloje neser deri me 10 mars, ndersa me 11 fillon turneu GD Tennis Cup1.

I urojme suksese ekipit gjate qendrimit ne Antali!

06 mars 2019

Vajzat tona nuk paten fat sot gjate gares ne Development Chamiponships 2019, ato u mposhten nga kundershtaret ne double, ndersa Aja Broqi u mposhte edhe ne single

04 marsi njihet si Dita Botërore e Tenisit.

Urime Dita Botërore e Tenisit 2019.
Happy World Tennis Day 2019.

Federer dje fitoi titullin e 100-të ATP, duke u bërë tenisti i dytë, pas Jimmy Connors (109 tituj), që arrin 100 tituj në konkurrencën individuale të fituar.

Titujt:
Grand Slam – 20;
ATP Masters Finals – 6;
ATP Masters 1000 – 27;
ATP Tour 500 – 22;
ATP Tour 250 – 25.

04 mars 2019

Development Championships 2019 per grupmoshen U14 qe mbahet cdo vit nen umberrellen e ITF/TE do te filloj neser 05 deri 15 mars, ne Antali te Turqise.

Nga Kosova po marrin pjese tenistet Forta Morina, Aja Broqi, Drinor Shamolli dhe Melos Nallbani me trajnerin Argjend Lecaj, te cilet kane mberrijtur sot ne Antali.