FTK Ranglista Mashkujt 21.06.2017Download


Tenisti më i mirë në Kosovë Granit Bajraliu triumfoi në turneun e tenisit “Lidhja e Prizrenit” 2017 që për nder të festave të qershorit u organizua nga Klubi i Tenisit “Prizreni” me mbështetje të Departamentit të Sporteve pranë Kuvendit Komunal të Prizrenit.
Në këtë turne ku morrën pjesë 16 tenistët më të mirë nga Kosova edhe pse me vështërsi, Granit Bajraliu në momentet vendimtare arriti të tregoi përgaditje më të fortë psiqike duke rikthyer rezultat dhe duke fituar poenat e rëndësishëm që përcaktuan fatin e dueleve të tija.
Tenisti nga klubi “Prishtina” në gjysmëfinale pati një përballje shumë të fortë dhe me plotë kthesa në rezultat me tenistin 19 vjeqar nga klubi i tenisit “Prizreni” Meldin Mustafi. Dy setat e parë u caktuan me tie-break dhe përfunduan me rezultat të njejtë 9:7 që tregon një rivalitet të madh. Në setin e tretë Mustafi ishte duke udhëhequr 4:1 me gema por Bajraliu bëri rrikthim të madh në 5:4. Në momentet vendimate rruajti qetësinë duke fituat setin vendimtar 7:5.
Finalisti tjetër u përcaktua pas gjysmëfinalës së dytë në mes të dy tenistëve të Klubit të Tenisit “Prizreni” ku Burim Bytyqi me lehtësi e mposhti Durim Morinën me 6:3, 6:0.
Finalja e turneut në mes të Granit Bajraliut dhe Burim Bytyqit ishte e fortë vetëm në setin e dytë pasi që të parin Bajraliu e fitoi me lehtësi 6:1. Në setin e dytë Bytyqi bëri rezistencë të fortë duke e dërguar setin në tie-break. Edhe këtu u tregua përgaditja psiqike e Bajraliut në momentet vendimtare i cili arriti të shpallet kampion i turneut “Lidhja e Prizrenit 2017”
Rezultatet Perfundimtare:
Gjysmëfinalet:
Granit Bajraliu (KT Prishtina) vs Meldin Mustafi (KT Prizreni) 7:6(7), 6:7(7), 7:5
Burim Bytyqi (KT Prizreni) vs Durim Morina (KT Prizreni) 6:3, 6:0

Finalja
Granit Bajraliu (KT Prishtina) vs Burim Bytyqi (KT Prizreni) 6:1, 7:6(3)

Fotot mund ti gjeni ketu


Me datat 16,17,18 Qershor, ne fushat e tenisit “Rilindja” ne Prishtine, u mbajt seminari me ekspertin nga ITF Goran Shevchenko. Gjate ketij seminari mesuan shume trajneret te Kosoves, dhe me kete dije do te punojne me mire me lojtaret e tyre dhe do te punojn ne ngritjen e kualitetit te tyre.
Te premten dhe te shtunen e ardhshem, me 23,24 Qershor do te vazhdon seminari dhe per vendin e mbajtjes se seminarit do te ju njoftojme pas pak.

Përfaqësuesja e Kosovës në tenis për femra nuk do të marr pjesë në Fed Cup të këtij viti që mbahet në Moldavi në ditët në vijim. Pjesëmarrjen e ekipit të Kosovës e ndaloi shteti i Moldavisë si organziator i Fed Cup të Grupit III të zonës së Europës dhe Afrikës.
Në arsyetimin e dhënë nga Federata e Tenisit të Moldavisë thuhet se përkundër përpjekjeve të mëdha të tyre si federatë nuk kanë arritur të i bindin zyrtarët qeveritarë moldavë të i japin viza hyrëse ekipit të Kosovës me arsyetim se shteti i Moldavisë nuk e ka pranuar Kosovën si shtet!
Me këtë është bërë shkelje flagrante e rregullorës së organizimit të garave nën ombrellën e Federatës Ndërkombëtare të Tenisit (ITF). ITF si mbikqyrës i ngjarjes më të madhe ekipore të shteteve siç është Fed Cup, me restin e nënshkrimit të memorandumit me shtetin organizator që në këtë rast është Moldavia kërkon që të i lejohet pjesëmarrja të gjitha shteteve pa asnjë kushtëzim.
Moldavia nuk iu përmbajt kësaj rregulloreje duke i bërë padrejtësi të madhe përfaqësueses së Kosovës në tenis për femra. Përfaqësuesja e Kosovës ishte e përbërë nga teniste shumë të mira kosovare që karrierën e tyre në tenis e zhvillojnë në shtetet europiane. Donika Bashota, Adrijana Lekaj dhe Liridona Murati së bashku me tenisten më të mirë nga Kosova, Blearta Ukëhaxhaj, nën udhëheqjen e trajnerit Arben Islami kishin dëshirë të madhe për të përfaqësuar Kosovën në Fed Cup. Kjo ëndërr e tyre fatëkeqësisht nuk iu realizua për shkak të veprimeve diskriminuese dhe ofenduese të një shteti si Moldavia.
Kosova vitin e kaluar ka marrë pjesë për herë të pare në Fed Cup që u mbajtë në Ulqin ku pati treguar rezultat shumë të mirë duke triumfuar në 2 takime kundër Islandës dhe Mozambikut.