ITF/Tennis Europe organizon “Talent Identification Camp” per lojtare te topit orange ne fushat e tenisit JUG ne Shkup, Maqedoni.
Ne kete kamp marrin pjese 4 lojtare te Kosoves dhe dy trajner.
Perpos Kosoves marrin pjese lojtare nga Shqiperia, Maqedonia dhe Moldavia.

Turneu i fëmijëve i organizuar në Prishtinë për kategoritë Red, Orange, Green dhe U-14 nxorri kampionët e këtij viti në një konkurrencë mjaft interesante.
Në kategorinë red, ndër vajzat triumfoi Liza Lika (KT Peja), e cila në finale ishte më e mirë se Tiara Berisha (KT Sporek), kurse ndër djemtë i pari doli Maniyey Maybam (KT Prishtina) pas tij Ajan Selimaj (KT Peja).
Aleta Hajrizi (KT Mitrovica) triumfoi në kategorinë Orange para Dejza Shabi (KT Peja), ndërsa ndër djem renditja e dy të parëve ishte Filip Pavic (KT Gracanica) dhe Semi Kito (KT Prizreni).
Vendi i parë në kategorinë green i takoi Rrona Goranit (KT Sporek) dhe dyta ishte Marija Dukic (KT Gracanica), deri san ë këtë kategori ndër djemtë triumfoi Amar Sadikoviq (KT Peja) para Arlind Hajrizi (KT Mitrovica).
Ndër djemtë U-14, Diell Mehmedi (KT Diellix) në finale fitoi ndaj Bleron Ukehaxhaj (KT NIC).

Perfundoj kampi 5 ditor ne Shkup me trajnerin Dejan Marinkovic ne fushat e tenisit Jug te Shkupit.
Ishte nje pervoje e mire per 12 lojtaret dhe 4 trajneret nga Kosova ku mesuan teknike, taktik, koncept te lojes, yoga, ushtrime kondicionale, etj.