Turneu ‘Sesahr Open’ filloi me 11shkurt dhe perfundoi ne diten e pervjetorit te pavarsis. Ky eshte turneu i pare i organizuar nga klubi me i ri Sesahr ne kategorin e senioreve. Kete turnir e beri me te veqant organizimi i pare ne histori te tenisit gjate stines se dimrit ku edhe u shtua interesimi i tenistëve me te mirë per pjesmarrje. Fitues i turneut doli Granit Bajraliu i cili ishte më i mirë se rivali i tij, Burim Bytyqi nga Prizreni me rezultat7:5, 6:4 në seta.
Vendi i 3t dhe i 4t u takoi Osman Reçicës dhe Meldin Musafit. Fotot mund ti gjeni ne linkun:

Nga 29 deri me 31 janar ne Neudorfl të Austrisë është mbajtur turneu kualifikues Winter Cup 2016 në grupmoshën U-12 për vajza ku në mesin e 8 ekipeve përfaqësuese për herë të parë morri pjesë edhe reprezentacioni i Kosovës.
Në Zonën A në Neudorfl përveç Kosovës morren pjesë edhe nikoqiri Austria si dhe Britania e Madhe, Hungaria, Polonia, Zvicra,Sllovakia dhe Bosna & Hercegovina.
Kosova në këtë turne u paraqit në përbërje: Aja Broqi , Forta Morina dhe Vesa Gjinaj ndërsa trajner i Përfaqësueses ishte Kreshnik Arifi.
Turneu në Nedorfl ishte paraqitja e parë zyrtare e ndonjë ekipi përfaqësues kosovar në tenis dhe eksperienca e parë e vajzave kosovare në një turne të një niveli kaq të lartë.
Ekipi kosovar në Neudorfl zhvilloi 3 meçe: kundër Sllovakisë , Polonisë dhe Bosnës & Hercegovinës ku vajzat kosovare i humben të trija takimet por dëshmuan që me një punë më serioze dhe me krijimin e kushteve infrastrukturore ato në një të ardhme të afërt mund të jenë konkurente serioze ekipeve nga rajoni.
Fotot mund ti gjeni ne linkun: