Edhe nje edicion i turneut “Kosova Ladies Open” perfundoi ne menyre te suksesshme. Edicioni i trete i turneut, i cili organizohet ekskluzivisht per gjinine e bukur, eshte mbajtur ne terrenet e KT prishtina dhe eshte mbeshtetur nga Federata e Tenisit te Kosoves. Organizatori i turneut, Arben Islami, tha se ky turne ishte me kualitativ ne krahasim me ato te kaluarat. “Me shume vajza te talentuara nga e gjithe Evropa kane marre pjese dhe kjo eshte e rendesishme per vajzat tona”. Nese tenistet nga Kosova shojojne tennis te mire gjate turneut, atehere ato do te dijne sa te ushtrojne per edicionet e ardhshme. Turneu ka filluar te Premten me 3 Gusht dhe eshte mbajtur deri te Dielen nen temperatura shume te larta qe kalonin 38 grade celcius. Meqet jane mbajtur gjate gjithe dites dhe kjo nuk ishte aspak problem per vajzat pjesmarrese. Ne turne morren pjese 24 garuese te ndara ne 3 kategori, U16, A16 dhe ne cifte. Shumica e pjesmarreseve te reja nga U16 morren pjese edhe ne kategorine e senioreve. Ne finalet e 2 kategorive ne teke, hyne garueset Arlinda Rushiti dhe Morena Brajshori, te dyjat nga Zvicra. Arlinda Rushiti me prejardhje nga Fushe Kosova me moshe vetem 13 vjeqe, arriti te fitoj ne 2 kategorite, duke mundur Morenen me nga 2:0 ne dy meqet finale. Ajo ne turne hyri si jo favorite dhe arriti ti befasoj te gjithe te pranishmit e turneut. Ne kategorine e cifteve, ne finale u ndeshen Anduena Latifi/Marigona Sejdijaj kunder Fjolla Polloshka/Lisa Maliqi, Fituan keto te parat pas nje meqi interesant. Turneun gjate gjithe kohes e kane percjellur mediat e ndryshme. Turneu eshte prekrahur nga Departamenti i sportit prane Ministris Kultures, Rinise dhe Sportit.