Dy trajnerë të tenisit nga Kosova, Arben Islami dhe Jeton Hadërgjonaj morrën pjesë në konferencën botërore të trajnerëve të tenisit që u mbajt në Port Ghalib të Egjyptit dhe u organizua nga Federata Ndërkombëtare e Tenisit (ITF) dhe Federata e Tenisit të Egjiptit. Në konferencë morrën pjesë mbi 500 trajnerë nga të gjitha vendet e botës. Pjesëmarrja në këtë konferencë e dy trajnerëve kosovarë ishte njëkohësisht edhe ngjarja e parë zyrtare ndërkombëtare e organizuar nga ITF-ja ku Federata e Tenisit të Kosovës ishte e ftuar zyrtarisht nga ana e ITF-së. Konferenca kishte temën “Zhvillimi në afat të gjatë i tenistëve me përformancë të lartë”. U shtjelluan qështje që lidhen me trajnimin profesional në tenis, aplikimin e shkencës sportive nga trajnerët, zhvillimi i tenistëve të nivelit të lartë që nga mosha më e re deri tek faza profesionale. Gjatë pesë ditëve sa zgjati konferenca kishte përmbajtje të leksioneve teorike dhe prezentimeve në teren te tenisit të temave të shumta. Shumë nga trajnerët e tenisit më të mirë në botë, ekspertët e shkencave sportive si dhe shumica e trajnerëve të përfaqësueseve të tenisit dhe drejtorëve teknik të shteteve nga e mbarë bota prezentuan në këtë konferencë informatat më të reja që lidhen me trajnimin e nivelit më të lartë në tenis. Konferenca theksoi rëndësinë e trajnimit dhe edukimit të trajnerëve për zhvillimin e tenistëve më të mirë në mbarë botën dhe përmirësimin e nivelit të trajnimit. Trajnerët kosovarë përveq që ishin shumë të kënaqur me dijën dhe eksperiencën e fituar ata u mirëpritën nga shumica e pjesëmarrësve të konferencës, ku patën rastin që të njohin dhe shkëmbejnë ide me kolegët e tyre nga shumë shtete të botës. Nga takimet e shumta që patën veqohen ato me Dave Miley (Drejtor Ekzekutiv i Departamentit për Zhvillim të ITF-së, Hrvoje Zmajic (Zyrtar për Zhvillim të tenisit për Europë, Ismail Elshafei (Anëtar i Bordit të ITF-së) si dhe me prezentues e trajnerë të shumtë. Trajnerët kosovarë i informuan ata me rrjedhat pozitive të kohëve të fundit në tenisin e Kosovës e sidomos me numrin e madh të fëmijëve që kanë filluar të merren me tenis dhe me sfidat që i presin në të ardhmën. Puna e FTK-së u vlerësua lartë edhe nga zyrtarët për zhvillim të ITF-së. Natyrisht se u fol edhe për qështjen e pranimit të FTK-së në asociacionet ndërkombëtare të tenisit. Federata e Tenisit të Kosovës nuk është anëtare e ITF-së por është pjesë e programit të zhvillimit të këtij asociacioni ndërkombëtar të tenisit. Departamenti i Sporteve pranë Ministrisë së Sportit mundësoi pjesëmarrjen e dy trajnerëve të Kosovës në këtë konferencë botërore.


Dy ekipet më të mira të Kosovës, Prishtina dhe Prizreni do të takohen në finalen e kampionatit ekipor të Kosovës në tenis. Në gjysëmfinale Prishtina ishte më e mirë së Trepça nga Mitrovica me rezultat 3:0. Ky takim u zhvillua në Prishtinë Prizreni poashtu ishte bindshëm më i mirë se Rahoveci të cilin e mposhti me rezultat të thellë 4:0. Takimi u zhvillua në fshatin Milloshevë të Obiliqit Kjo do të jetë finalja e tretë me rradhë e këtyre dy ekipeve. Prizreni ka fituar në kampionatin e parë ekipor të Kosovës në vitin 2009, kurse Prishtina është kampion aktual ekipor i Kosovës në tenis. Kampionati ekipor në tenis këtë vit kishte gjashtë ekipe pjesëmarrëse. Takimet zhvillohen sipas sistemit të Davis Cup ku luhen katër takime individuale dhe një takim i çifteve. Federata e Tenisit të Kosovës planifikon që në vitin e ardhshëm të filloj edhe me kampionatin ekipor të juniorëve dhe të femrave. Rahoveci – Prizreni 0 – 4 Rezultatet: Osman Reçica – Gurash Hasani 1-6, 2-6 Bajram Ibrahimi – Zahir Rama 2-6,0-6 Leutrim Latifi – Burim Bytyqi 2-6,2-6 Bullatovci/Ibrahimi – Hasani/Rama 2-6,2-6 Prishtina – Trepça 3 – 0 Rezultatet: Granit Bajraliu – Shpend Gjaka 6-3, 6-1 Jeton Hajdari – Burim Çitaku 6-3, 6-3 Granit Bajraliu/Jeton Hajdari – Burim Citaku/Arbnor Kadriu 6-3, 4-0