Kryetari Domi dhe trainerat Gezim Mehmeti, Fisnik Bullatovci, Jeton Hajdari, Behar Kurteshi, Besart Halimi, Burim Citaku, Sami Ukehaxhaj dhe Granit Bajraliu murren pjes ne Seminarin “Integrimi i Trajnimit mental ne sport” ku ligjerues ishte Prof.Dr. Lars Eric Unesthal nga Suedia. Ne ket seminar u bo edhe promovimi i keti libri nga koautori Albert Bunjaku, cili momentalisht e kryen detyren e selektorit te reprezentaciont te Kosoves ne futboll. Fedrates e tenisit ju dhuruan 2 libra me CD ku autoret edhe u nenshkruan dhe u fotografuan. Librin nga seminari mund te blehet ne librarian afer Albanologjikut dhe kushton 5 euro. Libri eshte botuar ne 1000 kopje dhe i gjithe perfitimi financiar qe do te realizohet nga shitja e ketij libri, do t`iu dhurohet fondeve te krijuara: Fondi Unestahl & Bunjaki per 10 talente ne sport ( 5 mashkuj dhe 5 femra). Fondi Unesthal & Bunjaki per 10 persona me aftesi te kufizuara
Ne seminare jane prek keto tema:
• Prapavija dhe zhvillimi i tranimit mental. Experienca nga elita sportive boterore.
• Fillozofia dhe principet e trajnimit mental dhe pergatitja mentale.
• Te mesuarit dhe automatizimi i strategjise mentale efektive.
• Stresi
• Lidershipi modern
• Trajnimi mental bazik. Gjendja ideale e muskulit – relaksimi.
• Kthimi – koncepti kyq ne sportin e sotem
• Gjendja mentale dhe teknika e trajnimit mental
• Trajnimi Self-image dhe Goal-image (2 faktore te suksesshem)
• Trajnimi i fuqise mentale, trajnime qendrimi
• Fokusimi dhe aftesite koncentruese
• Trajnime rezistuese mentale
• Forma e atletit Olimpik – Modeli trajnues

Federata e Tenisit të Kosovës perfundoj me Programin e Certifikimit të Trajnerëve per Niveli I dhe Mini Tenis. Federata e tenisit të Kosovës në bashkëpunim me Departamentin e Sporteve të Kosovës ka organizuar për herë të parë sistemin e licensimit të trajnerëve të tenisit, duke u bazuar në programet e ITF-së (Federata Ndërkombtare e Tenisit).
Ky sistem përdoret nga shumë shtete tjera dhe njihet si sistem që ndihmon dukshëm në ngritjen e njohurive të atyre që do të punojnë me breza të rinjë për avancimin e sportit të tenisit. Nga 20 kandidatë pjesëmarrës në këtë program që zgjati 9 ditë, 14 prej tyre fituan titullin e trajnerit të certifikuar të Nivelit të Parë, ndërsa 6 prej tyre u certifikaun për Mini-Tennis.
Ky program u drejtua nga eksperti ndërkombëtar Goran Sevcenko.