Workshop Online me trajnerë

  • Pri 26, 2021

Të enjten më 29 prill duke filluar nga ora 20:30 organizohet workshop online i cili do të zgjasë 3 ditë me nga rreth 2 orë. Në këtë workshop do të trajtohet tema për pergatitjen mentale të lojtarëve të cilët kalojnë nga junior në turne profesionale, sipas eksperiencës së top trajnerave botëror, workshop ky i organizuar në kuadër të konferencës botërore të tenisit që u mbajt pak javë më parë nga Shoqata e Trajnerëve Profesionistë të Tenisit (GPTCA).

Në këtë konferencë nga Kosova kanë marr pjesë Shkelzen Domi dhe trajnerët Arian Ibrahimi e Lorik Haxhishabani, të cilët përmes këtij workshopi do të shpalosin tek pjesëmarrësit informatat dhe materialet të cilat janë prezantu në “World Tennis Conference”.

Share this post