Shtëpia e Sportit
Rr. “Agim Ramadani” Nr. 253
10000 Prishtinë
(+383) 45 242 441
Administrata: federation@tenniskosova.com
Garat: tour@tenniskosova.com
Drejtori i ri i Federatës Ndërkombëtare për Zhvillim te Tenisit në Europe, portugezi Vitor Cabral vizitoi Kosovën.
Cabral pati një vizitë të ngjeshur dyditore ku me mikëpritësit biseduan për zhvillimin e tenisit në Kosovë.
Në vizitën e tij zyrtare në Komitetitn Olimpik të Kosovës, Cabral u takua me kryetarin e KOK, Besim Hasani. Cabral e njoftoi mikëpritësin se Kosova në arenën ndërkombëtare ka një nivel të lartë të respektit për punën e berë dhe për transparencën e treguar në projektet e përbashkëta për zhvillim.
Kryetari Hasani poashtu vlerësoi lartë punën e FTK-së dhe se premtoi që përmes programeve të ndryshme do të angazhohen në ngritjen e kapaciteteve të trajnerëve dhe administratorëve të tenisit.
Vitor Cabral morri pjesën edhe në ceremoninë e organizuar nga FTK për shpalljen e më të mirëve të vitit 2017.
Më pas në takim me Bordin drejtues të FTK-se biseduan për projektet për zhvillimin e tenisit si ndërtimi i qendrës nacionale të tenisit, edukimin e trajnerëve, ndihmën për lojtarët me prespektivë e shumë tema të tjera.
Cabral u nda shumë i kënaqur nga vizita e tij në Kosovë dhe premtoi se ndihma për Kosovën për zhvillimin sportit të tenisit nuk do të mungoj.
Per foto KLIKO