Shtëpia e Sportit
Rr. “Agim Ramadani” Nr. 253
10000 Prishtinë
(+383) 45 242 441
Administrata: federation@tenniskosova.com
Garat: tour@tenniskosova.com
Tenistja kosovare Vesa Gjinaj po shkëlqen në Kampionatin e Hapur të Maqedonisë për grupmoshë U-12 i cili është duke u zhvilluar në Shkup.
Vajza nga Prishtina është plasuar në finale pasi në meçin gjysëmfinal eliminoi bartësen e dytë, tenisten vendase Angelova me 2-0 në sete, 7-5 dhe 6-0 në geme.
Në finale e cila zhvillohet të hënën Vesa Gjinaj do të përballet me bartësen e parë Aleksandra Simeva.