Urime drejtuar presidentit të ri të FTK-së

  • Mar 01, 2021

Kryetari i Tennis Europe z. Ivo Kaderka, ai i Turqisë z. Cengiz Durmuş dhe sekretari i Federatës Shqipëtare të Tenist z. Dritan Kadia, i urojnë z. Hadërgjonaj postin e presidentit në Federatën e Tenisit të Kosovës

.Z. Hadërgjonaj sot ka pranuar urime zyrtare nga kreri më të lartë të Federatës Ndërkombëtare të Tenisit, asaj Turke dhe të Shqipërsisë, të cilët uruan suksese drejtë zhvilimit të tenisit në Kosovë.

Më poshtë gjeni edhe urimet e pranuara drejtuar presidentit të ri të FTK-së.

Letra nga z. Ivo Kaderka– President i Federatës Evropiane të Tenisit

I nderuar President,

Në emër të Tenis Evropë, ne po shkruajmë për t’ju shprehur urimet tona për zgjedhjen tuaj të fundit si President i Federatës së Tenisit të Kosovës.

Federata e Tenisit e Kosovës është një anëtare e vlerësuar e organizatës sonë dhe shpresojmë që ta vazhdojmë bashkëpunimin tonë afatëgjatë.

Ne shpresojmë që të takohemi me ju në rastin më të shpejtë të mundshëm.

Ju urojmë shumë suksese në rolin tuaj të ri.

Përshenetje të përzemërta,

Letra nga z. Cengiz Durmuş – President i Federatës së Tenisit të Turqisë

I dashur vëllau im, Jeton HADERGJONAJ

President i Federatës së Tenisit të Kosovës

Urime për zgjedhjen tuaj si President i Federatës së Tenisit të Kosovës. Ju uroj suksese juve dhe bordit tuaj në zhvillimin e tenisit në Kosovë. Nuk kam dyshim se ju do të jepni një kontribut të madh në avancimin e vizionit tuaj për zhvillimin e tenisit. Turqia dhe unë, jemi gjithmonë me ju si vëllau juaj dhe mbështetësi juaj.

Në Ankara dhe Stamboll jeni të mirëseardhur në çdo kohë dhe do të jetë nder për mua të ju mirëpres.

Me respekt Cengiz Durmuş President I Federatës së Tenisit të Turqisë

Share this post