Categories
Lajmet

[:sq]Wheelchair tennis in Prishtina, Kosovo[:]

[:sq][:]

[:sq]Me datën 12 Shtator 2012, Federata e Tenisit e Kosovës bashkë me Klubin e Tenisit Prishtina, organizuan ngjarjen e shumëpritur, tenisin me karroca. Para 11 viteve, kur klubi i lartëpermendur, zhvilloi një ngjarje të ngjajshme, edhe këtë herë, ky aktivitet u zhvillua në mënyrë të suksesshme. Kater persona ne karroca, luajten tennis per herë te parë dhe ishin njerëzit më të lumtur në Kosovë. Pasi ata hynë në fushë, ishin pakëz të marshëm, duke menduar se nuk do të jenë në gjendje të luanin tenis. Disa nga fëmijët e klubit iu mësuan atyre gjërat më elementare dhe shume shpejt, ata filluan të luanin mini tenis me topa të gjelbërt. Gjatë lojës, disa nga trainieret e klubit, iu treguan personave me nevoja të veqanta goditjet bazike dhe rregullat e lojës. Federata e Tenisit e Kosovës ka pasur në plan të organizoj kësi aktiviteti edhe çysh para 2 viteve. Duke pasur parasysh gjendjen e organizatave, të cilat merren me këta persona, Federata dhe klubet e tenisit ishin të paafta të fillonin me kësi lloj aktivitetesh. Vitin e kaluar, Klubi i Tenisit Prishtina filloi një program të ngjajshëm për fëmijet e prekur me Down Sindrom dhe fëmijët bonjak. Ata të gjithë filluan në mënyrë të suksesshme dhe momentalisht janë duke kaluar në një nivel më të avancuar. Marrja me persona me nevoja të veqanta kërkon një organizim më të madh, e veqanarisht nëse merret parasysh transportimi i tyre. Pra, çka Federata e Tenisit bëri për realizimin e këtij aktiviteti është se iu dha çdo pjesmarrësi të grupit ca te holla, për per t’iu hequr shpenzimet e transportit. Pasi ata luajtën për një orë e gjysmë, lojtarët në karroca ishin aq të lumtur, sa mezi pritnin orën e ardhshme. Federata e Tenisit e Kosovës është shumë e vendosur të vazhdoj me këtë aktivitet dhe ka kontaktuar me shumë persona dhe organizata. Koha e rezervuar për aktivitete të ketij lloji fillimisht do të mbahet vetëm një herë në javë, duke filluar nga ora 1400 deri në 1600. Gjatë kësaj kohe, trainieret do të bejnë gjithçka, në mënyrë që ata të avancojnë në këtë program. Kryetari i Federatës së Tenisit, z. Shkelzen Domi, është duke planifikuar të instaloj programe të njejta në klube tjera kosovare. “Duke filluar me kësi lloj programi në një klub, klubet tjera do te mundohen ta ndjekin këtë shembull, dhe kjo do te inicoj në formimin e Asociacionin e Tennisit me Karroca, i cili do të punoj në kuadër të Federatës së tenisit”, tha z. Domi. Aktiviteti i njëjtë u pat mbajtë ne Tetor të vitit 2001 por për shkak të vështërsive, të cilat Federata i ka hasur në atë kohë, ky lloj programi ka qenë jetë shkurtër.

Per foto KLIKO

[:]

Leave a Reply

Your email address will not be published.