Categories
Lajmet

[:sq]Vesa Gjinaj ne finale te Kampionatit te Hapur ne Maqedoni – U12[:]

[:sq][:]

[:sq]Tenistja kosovare Vesa Gjinaj po shkëlqen në Kampionatin e Hapur të Maqedonisë për grupmoshë U-12 i cili është duke u zhvilluar në Shkup.
Vajza nga Prishtina është plasuar në finale pasi në meçin gjysëmfinal eliminoi bartësen e dytë, tenisten vendase Angelova me 2-0 në sete, 7-5 dhe 6-0 në geme.
Në finale e cila zhvillohet të hënën Vesa Gjinaj do të përballet me bartësen e parë Aleksandra Simeva.

[:]

Leave a Reply

Your email address will not be published.