Categories
Lajmet

[:sq]Tenistët veteranë kosovarë në turne ndërkombëtar në Ulqin[:]

[:sq][:]

[:sq]Tenistët veteranë kosovarë për herë të parë pas pavarsisë së Kosovës morrën pjesë në një turne të tenisit ku morrën pjesë tenistë nga 6 shtete: Mali i Zi, Serbia, Bosna dhe Hercegovina, Sllovenia, Rusia dhe Kosova. Në turneu e tenisit që u mbajt në Ulqin në fundjavë morrën pjesë 80 tenistët veteranë të ndarë në dy kategori, mbi 35 vjet dhe mbi 45 vjet. Tenistët kosovarë përveq se patën rastin të jenë për herë të parë në një turne ku morrën pjesë edhe tenistë nga Serbia dhe shtetet tjera të rajonit treguan edhe rezultate të kënaqshëme në një konkurencë shumë të fortë. Paraqitjen më të mirë e tregoi Naim Shehu i cili në turneun e kategorisë mbi 35 vjeq ku morrën pjesë 45 tenistë hyri në mesin e 16 më të mirëve në turne. Në gjiron e parë Shehu ishte i lirë ndërsa në të dyten e eliminoi tenistin malazez Boris Mijovic me rezulltat 7:3. Në gjiron e tretë Shehu humbi nga favoriti kryesor i turneut dhe bartësi i parë i turneut Mujo Dabcevic nga Mali i Zi. Në të njejtën kategori Jeton Hadërgjonaj në gjiron e parë e deklasoi Vladimir Maslakov nga Rusia me rezultat 7:2, por në gjiron e dytë humbi nga Milan Tomovic i Malit të Zi me 7:2. Ndërsa në kategorinë mbi 45 vjet paraqitje të mirë tregoi Mejdi Rexhepi që në gjiron e parë triumfoi ndaj Filip Popovic me rezultat 7:2. Në gjiron e dytë Rexhepi u mposht nga Memo Drobnjak nga Bosnja e Hercegovina me rezultat 7:3. Dy tenistët tjerë kosovarë në këtë kategori u eleminuan në gjironë e parë. Rifat Kasapolli humbi nga Dragan Lakovic me rezultat 7:4, ndërsa Agim Islami nga Goran Radonjic me rezultat 7:1. U mbajtën edhe turnet në konkurencën e çifteve. Naim Shehu dhe Jeton Hadërgjonaj edhepse treguan lojë mjaft të fortë u mposhtën nga çifti malazias Boljevic-Stankovic me rezultat 7:4. Dyshja tjetër kosovare Kasapolli-Islami humbi nga Lakovic-Dobrkovic 7:1. Pritet që ky turne të ketë jehonë pozitive në rrugën e ndërkombtarizimit të Federatës së Tenisit të Kosovës që pritet të ndodh në muajin mars 2010.

[:]

Leave a Reply

Your email address will not be published.