Categories
Lajmet

[:sq]“Tenis për të gjithë” në Sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë[:]

[:sq][:]

[:sq]Në organizim të Organizatës së Pavarur për Edukim Sportiv në Kosovë (OESK) dhe në bashkëpunim me Federatën e Tenisit të Kosovës (FTK) më 05.11.2014 (e mërkure) në Sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë është mbajtur aktiviteti “Tenis për të gjithë”. Qëllimi i organizimit të këtij aktiviteti nga OESK-u dhe FTK-ja ka qenë masovizimi i tenisit ndër grupmosha të reja, por edhe vetëdijësimi i fëmijëve për kënaqësinë që të ofron marrja me sport, e në këtë rast me tenis.
Fëmijët e përfshirë në aktivitetin “Tenis për të gjithë” kanë qenë të Shkollës Fillore “Faik Konica” në Prishtinë, më saktësisht një klasë e IV-të dhe tjetra e V-të, që do të thotë se kanë marr pjesë rreth 70 fëmijë të dy gjinive (djem dhe vajza). Duhet theksuar se në aktivitet janë përfshirë edhe kalimtarët e rastit, të cilët kanë shprehur dëshirën që fëmijët e tyre ta praktikojnë tenisin së bashku me të pranishmit e tjerë në këtë ngjarje.
Federata e Tenisit të Kosovës (FTK) ka angazhuar 6 trajnerë të rinj, në krye me përgjegjësin Osman Reqica, i cili së bashku me 5 trajnerët e tjerë e kanë bërë të pamundurën që fëmijët për 2 orë të kënaqen maksimalisht me tenis. Ndërkohë Organizata e Pavarur për Edukim Sportiv në Kosovë (OESK) krahas përkrahjes financiare, ka kontribuar edhe me 3 organizatorë, në krye me përgjegjësin, Lekë Tërmkolli, i cili për mrekulli e ka udhëhequr organizimin e këtij aktiviteti në bashkëpunim me organizatorët e tjerë.
Të pranishëm në këtë aktivitet kanë qenë edhe kryetari i FTK-së, Shkëlzen Domi dhe kryetarja e Bordit të OESK-ut, Elvira Dushku, të cilët janë shprehur të kënaqur me organizimin e kësaj ngjarje, por njëkohësisht janë zotuar për bashkëpunime të tjera edhe në të ardhmen, duke marr parasysh faktin se FTK-ja është anëtare e OESK-ut, që prej themelimit të saj, pra prej vitit 2011.
Fotot mund ti gjeni ne linkun:

[:]

Leave a Reply

Your email address will not be published.