Categories
Lajmet

[:sq]Shkelzen Domi rizgjedhet kryetar i FTK-se[:]

[:sq][:]

[:sq].Në shtëpinë e sporteve në Prishtinë është mbajtur Kuvendi zgjedhor i Federatës së Tenisit të Kosovës ku morrën delegatët nga shumica e klubeve kosovare. Në Kuvendin zgjedhor të FTK-së me vota të fshehta për kryetar të kësaj Federate u rizgjodh Shkëlzen Domi i cili fitoi shumicën absolute të votave ne duel me kundër-kandidatin Sami Ukëhaxhajn. Si nënkryetarë të FTK-së u rizgjodhën Jeton Hadërgjonaj dhe Arben Islami. Ndryshime pati në bordin e federatës së tenisit. Anëtarë të rinj janë Kreshnik Arifi dhe Arsim Haxhishabani ndërsa u rizgjodhën Bojan Stojanovic, Mejdi Rexhepi, Fikrete Veliu, Driton Latifi dhe Burim Çitaku. Poashtu nga ky Kuvend zgjedhor dolën edhe përfaqësuesit e rinjë të cilët do ta përfaqësojnë FTK-në në Komitetin Olimpik të Kosovës e këta janë:Agim Islami, Fikrete Veliu dhe Driton Latifi. Federata e Tenisit e Kosovës gjatë këtij viti nuk e kishte të obliguar mbajtjen e Kuvendit zgjedhor pasi të njëjtën e kishte mbajtur në mars të vitit 2009 por kjo Federatë sikurse edhe të gjitha Federatat tjera sportive në Kosovë janë rekomanduar nga Komiteti Olimpik i Kosovës që deri në fund të muajit tetor ti mbajnë Kuvendet e tyre zgjedhore dhe të percaktojnë delegatet e tyre per Asamblene Zgjedhore te KOK qe do te mbahet me 24 Nentor të këtij viti. Qellimi i Komiteit Olimpik eshte te ketë zgjedhje menjehere pas Lojërave Olimpike Verore. Shkelzen Domi është kryetar i FTK-së që nga marsi i vitit 2009. Që nga zgjedhja e tij, FTK ka arritur të organizohet, të jetë e hapur për të gjithë që jetojnë në Kosovë dhe ajo që është më e rëndësishmja të rrit numrin e atyre që merren me tenis e posaçërisht të fëmijëve.

[:]

Leave a Reply

Your email address will not be published.