Categories
Lajmet

[:sq]Shendrit Deari triumfon në “Eng Office 09”[:]

[:sq][:]

[:sq]Anëtari i ekipit të Maqedonisë në Davis Cup, 21 vjeqari nga Gostivari, Shendrit Deari fitoi për herë të dytë më rradhë turneun “Eng Office 09”. Ai në finale ishte më i mirë se Emir Aliti nga Kroacia me rezultat 6 : 4, 6 : 2. Ishte ky turneu me i fortë për nga kualiteti i lojtarëve që u mbajt ndonjëherë në Kosovë. Në turne përveq finalistëve morrën pjesë edhe Vullnet Tashi nga Zvicra që renditet në vendin e 15 në Europë në kategorinë nën 16 vjeqare, Gurash Hasani nga Prizreni që ushtron tenis në Gjermani, Dardan Maliqi nga Zvicra, Vako Zdrafkin nga Maqedonia dhe tenistët më të mirë nga Kosova. Adhuruesit e shumtë në terenet e klubit të tenisit “Prishtina” që ishte edhe organizator i turneut patën rast të shohin tenis shumë të fortë gjatë tre ditëve sa zgjati turneu.
Sponzori gjeneral i turneut ishte kompania “Eng Office” që i shpërbleu më të mirët me:
Fituesi mori 1500 Euro, Finalisti 750 Euro, ndërsa gjysëmfinalistët nga 200 Euro.
Rezultatet
Gjysëmfinalet: Shendrit Deari (Maqedoni) – Vullnet Tashi (Zvicer) 6 : 4, 6 : 2
Emir Aliti (Kroaci) – Gurash Hasani (Gjermani) 6 : 3, 6 : 7, 6 : 0
Finalja: Shendrit Deari (Maqedoni) – Emir Aliti (Kroaci) 6 : 4, 6 : 2

[:]

Leave a Reply

Your email address will not be published.