Categories
Lajmet

[:sq]Seminari për trajnerë “Puna me fëmijët nën moshën 10 vjeqare dhe sistemi i garave për këtë kategori”[:]

[:sq][:]

[:sq]Federata e Tenisit të Kosovës organizoi gjatë tre ditëve të kaluara seminarin për trajnerë të tenisit me temën puna me fëmijët nën moshën 10 vjeqare dhe sistemi i garave për këtë kategori. Seminarin e udhëhoqi Goran Sevcenko, i deleguar i TE/ITF për zhvillimin e tenisit në Kosovë. Gjatë tre ditëve të këtij seminari trajnerët e tenisit nga Kosova patën mundësi të marrin njohuri të reja për punën më këmbë të fëmijëve, përmirësimin e gabimeve gjatë mbajtjes së reketit tek fëmijët, ushtrimet për përgaditjen fizike të fëmijëve, taktikën e tenisit, ushqimin e nevojshëm për fëmijët si dhe kërkesat e tenisit deri në moshën 10 vjeqare. Federata e Tenisit te Kosovws eshte pjese e programit zhvillimor te tenisit te ITF-se. Kjo ishte ardhja e trete gjate ketij viti e ekspertit te deleguar nga ITF-ja, Goran Sevcenko. Seminari u mbajt në terenet e tenisit në Graçanicë dhe u mbështet nga Departamenti i Sporteve të Kosovës.

[:]

Leave a Reply

Your email address will not be published.