Categories
Lajmet

[:sq]Referet e tenisit nga Kosova ne ATP Challenger – Ljubljana Open 2011[:]

[:sq][:]

[:sq]Turneu i tenisit ATP Challenger – Ljubljana Open 2011 eshte mbajtur nga data 17 shtator 2011 deri me daten 25 shtator 2011 dhe, kishte fondin e pergjitshem te shperblimeve ne vleren prej 42,500 Euro. Pjesemarres ne kete turne te tenisit kane qene referet e tenisit nga Kosova: Fatmir Kabashi, Arzen Rifati, Tarkan Kosova dhe Argjend Lecaj; me ftese te organizatorit slloven grupit nga Kosova i eshte bashkengjitur edhe Senad Tafa nga Ulqini / Mali i Zi. Referet e tenisit nga Kosova jane certifikuar paraprakisht me nivelin L1 nga referi nderkombetar i tenisit – instruktori i autorizuar nga ana e ITF-it, Danilo Peskar (njekohesisht edhe Kryetar i shoqates se refereve te tenisit te Sllovenise) dhe, ftesa per pjesemarrje ne kete turne nderkombetar te tenisit ka pasur per qellim rritjen e bashkepunimit si dhe krijimin e pervojave te reja nga referet kosovar te tenisit, duke qene pjesemarres ne turnete e ketilla te rangut te larte me karakter nderkombetar. Pjesemarres ne kete turne kane qene 32 teniste ne kategorine singles, ndersa per fituesin e turneut kane qene te ndara 75 pike ATP dhe shperblimi monetar ne vleren 6,150 Euro; per finalistin jane caktuar 45 pike ATP dhe 3,600 Euro, ndersa per gjysem finalistin jane caktuar 27 pike ATP dhe 2,130 Euro, etj. Ndeshjet/meqet e tenisit jane zhvilluar ne kuader te fushave te parkut sportiv Ljubljana, 5 fusha kryesore dhe kater fusha ndihmese, te gjitha me shtrese nga dheu i kuq / red clay. Referet e tenisit nga Kosova jane trajtuar te barabarte me te gjithe referet tjere tenisit nga Sllovenia qe kane referuar ne kete turne. Ata jane ndare ne grupe te ndryshme, ku perberja ka qene: tre refere nga Sllovenia dhe nje nga Kosova. Gjithsej ne kete turne te tensisit kane referuar 23 persona, prej te cileve 4 nga Kosova dhe 1 nga Mali i Zi / Ulqini. Referet e karrikes (chair umpire) kane qene te certifikuar me nivelin L2 dhe, ata kane qene shumica nga Sllovenia (Danilo Peskar, Blaz Anze Pipan, etj) dhe Kim Craven nga Britania e Madhe. Gjyqtar Kryesor i turneut ka qene Michel Willems nga Belgjika. – Diten e shtune (17 shtator 2011) eshte zhvilluar xhiroja e pare kualifikuese e turneut; – Diten e diele (18 shtator 2011) eshte zhvilluar xhiroja e dyte kualifikuese e turneut; – Diten e hene (19 shtator 2011) ka qene e parapare te zhvillohen meqet e xhiros se pare te turneut kryesor ne signles dhe doubles, mirepo per shkak te reshjeve te vazhdueshme te shiut, kjo xhiro eshte zhvilluar diten e marte (20 shtator 2011) – ne forme te koncentruar; – Diten e merkure (21 shtator 2011) jane zhvilluar meqet e xhiros se dyte te turneut kryesor ne singles dhe doubles. Kjo dite ka qene edhe dita e fundit e pjesemarrjes se refereve te Kosoves ne kete turne nderkombetar te tenisit te mbajur ne Slloveni. Diten e enjte (22 shtator 2011) referet e tenisit te Kosoves, pas vleresimeve shume pozitive (verbale) qe kane marre nga koleget slloven jane kthyer ne Kosove. Sipas vleresimeve te refereve slloven te tenisit, marre parasysh faktin se kjo eshte pjesemarrja e pare zyrare e refereve te tenisit te Kosoves ne nje turne te rangut te larte nderkometar dhe, kjo pjesemarrje vjen vetem pak kohe pas certifikimit me nivelin L1 (national tennis umpire) – certifikim ky i realizuar ne fillim te vitit 2011, puna e refereve te tenisit te Kosoves qofte ne cilesine individuale apo edhe ate ekipore u cilesua te ishte e shkelqyeshme. Vertete, ky turne i tenisit ishte i rangut te larte sa i takon vete organizimit, pastaj pjesemarrjes se tenisteve (shumica te ranguar ne pozitat 100 – 200 te listes zyrtare te ATP); lojeve dhe rivalitetit te paraqitur ne fushe, etj, prandaj edhe si i tille ka sherbyer si mundesi e shkelqyeshme per referet e tenisit te Kosoves te fitojne pervoja te reja ne fushen e referimit/ Pjesemarrja e refereve te tenisit te Kosoves ne kete turne nderkombetar, poashtu ka deshmuar edhe cilesine adekuate te punes se tyre per pjesemarrje edhe ne turne te tjere me karakter nderkombetar qe do te organizohen ne te ardhmen e afert, brenda dhe jashte vendit. Njeherit, kjo pjesemarrje dhe ky sukses i refereve te tenisit te Kosoves ne Slloveni eshte edhe nje deshmi me shume dhe thirrje shtese ne adrese te asociacioneve nderkombetare te tenisit – ITF dhe ETA – per hapjen e dyerve te tyre per nderkombetarizimin e plote te tenisit te Kosoves, perkatesisht per anetaresimin e FTK-se me te drejta te plota ne kuader te ketyre mekanizmave nderkombetar te tenisit Europian dhe Boteror.

[:]

Leave a Reply

Your email address will not be published.