Categories
Lajmet

[:sq]Profesionistët në finalen e “Eng Office Masters 2011”[:]

[:sq][:]

[:sq]Tenistët profesionist me rangim në listën botërore, ATP, Dimitar Grabuloski dhe Lubomir Çelebiç do të jenë finalistët që do të ndajnë terrenin për të shpallur fituesin e Eng Office Masters 2011. Turneu mbahet në terrenin e tenisit në lagjen Logreta në periferi të Prishtinës (rruga Prishtinë – Gjilan kilometri i katërt përballë ish-Hotel Madridit tani Hotel Dardania). Grabulovski deri në finale arriti, pasi që në ndeshjen e parë, Behar Kurteshi nuk u paraqit në terren, kurse në gjysmëfinale mposhti Gurash Hasanin me rezultatin 6:0, 6:4 në seta. Çelebiç në lojën e parë mposhti Zahir Ramën (6:0, 6:1), kurse në gjysmëfinale pati punë me kampionin e Shqipërisë, Flavio Deçe të cilin e mposhti me rezultatin 6:3, 7:6 në seta. 29 vjeçari nga Maqedonia, Grabuloski është fituesi i fundit dhe anëtar i David Cup ekipit të Maqedonisë që merr pjesë nëpër turne në Evropë, kurse aktualisht zë vendin 1300 në botë. Malaziasi 19 vjeçar, Çelebiç së fundi ka marrë pjesë në një turne në Itali për pikë të ATP-së para setë vinte në Prishtinë, ai aktualisht zë vendin 1350 në botë. Pjesëmarrës të turneut ishin 8 tenist, katër nga Kosova (Gurash Hasani, Granit Bajraliu, Behar Kurteshi dhe Zahir Rama) dhe 4 tenist të huaj: Dimitar Grabulovski nga Maqedonia (fitues i fundit), Lubomir Celebic (ATP ranking numër 1300 në botë), Ferat Istrefi (Davis Cup ekipi i Shqipërisë) dhe Flavio Deçe (kampion dhe Davis Cup ekipi i Shqipërisë). “Hasani tregoi se ka bazë të mirë të lojës, por mendoj se duhet ende punë, sidomos në aspektin fizik. Besoj se finalja do të jetë interesante, Çelebiçështë lojtar i mirë dhe perspektivë”, tha Grabuloski. Finalja luhet të shtunën me fillim në ora 17:15 dhe transmetim direkt në RTK. Rezultatet gjysmëfinale Lubomir Çelebiç – Flavio Deçe 6:3, 7:6 Dimitar Grabuloski – Gurash Hasani 6:0, 6:4 Në finale, të shtunën në ora 17:00, takohen, Dimitar Grabuloski (Maqedoni) – Lubomir Çelebiç (Mali i zi)

[:]

Leave a Reply

Your email address will not be published.