Categories
Lajmet

[:sq]Prizreni finalist i parë i Kampionatit Ekipor në Tenis[:]

[:sq][:]

[:sq]Kampioni në fuqi i Kosovës në tenis, ekipi i Prizrenit është finalist i parë i Kampionatit Ekipor në tenis. Tenistët e klubit të Prizrenit në gjysmëfinale e mposhtën ekipin Seshar poashtu nga Prizreni me rezultat të përgjithshëm 3-1.
Të dyja ekipet ishin përforcuar me nga një tenist nga jashtë. Seshar ishte përforcuar me Kampionin e Shqipërisë, Genajd Shypheja derisa Prizreni me një ndër tenistët më të mirë nga Maqedonia, Shendrit Dearin.
Fitorën e parë për Prizrenin e siguroi talenti 18 vjeqar, Meldin Mustafi që me rezultat 6:4, 6:4 ishte më i mirë se Burim Bytyqi. Rezultatin në 1-1 e barazoi Durim Morina i Seshar që e mposhti 6:4, 6:3 Zahir Ramën.
Ndeshja e shumëpritur në mes të dy përforcimeve doli të jetë “trafik me një korsi” ku përforcimi i Prizrenit, Shëndrit Deari e deklasoi Genajd Shyphjenë me rezultat të thellë 6:0, 6:0. Deari më herët ka konfirmuar se do të jetë pjesë e ekipit të Davis Cup të Kosovës prej vitit 2017.
Fitorën për ekipin e Prizrenit e vulosi Argjend Lecaj që poashtu me rezultat bindës 6:0, 6:2 ishte më i mirë se Senad Jusufi.
Prizreni në finale do të takohet me fituesin nga gjysëmfinalja tjetër në mes të dy ekipeve prishtinase, Dielli dhe Prishtina.
Ky është kampionati i 8-të ekipor i Kosovës në tenis që zhvillohet pas shpalljes së Pavarësisë. Kampioni në fuqi Prizreni i ka 4 tituj kampioni gjersa Prishtina i ka 2 të tilla.

[:]

Leave a Reply

Your email address will not be published.