Categories
Lajmet

[:sq]Prizreni 2012 – U8 U10 U12[:]

[:sq][:]

[:sq]71 Fëmijë në turneun e tenisit në Prizren Në Prizren u mbajt turneu i katërt me radhë i tenisit për kategoritë më të reja të moshës 8,10 dhe 12 vjeq. 71 tenistë të rinj të klubeve kosovare morën pjesë në turneun që u karakterizua me rivalitet të madh dhe me kthesa të mëdha në rezultat. Turneu u zhvillua në 6 kategori për djem dhe vajza në sistemin kuq, portokalltë dhe gjelbër që nënkupton madhësinë e terenit të tenisit, topat dhe reketat e tenisit që i përshtaten fëmijëve sipas moshës së tyre. Me anë të këtij sistemi Federata e Tenisit të Kosovës ka arritur që të ngrit në masë të madhe numrin e tenistëve që marrin pjesë nëpër turne dhe ka bërë që turnet e fëmijëve të jenë kënaqësi për të u luajtur nga fëmijët por edhe për të u parë nga prindërit e tyre. Shpresojmë se kjo ngritje e numrit të tenistëve të rinj të mos shkoj huq dhe këta fëmijë të lejohen të luajnë edhe në turne ndërkombëtar me pranimin e FTK-së në Tenis Europe dhe ITF. FTK ka marrë lëvdata të shumta nga shumë personalitete të botës së tenisit për punën e bërë me kategori të reja por ende nuk po mund të thyhet bllokada politike e pranimit në ITF në mënyrë që tenistët kosovarë që janë tenistët e vetëm në botë që nuk kanë të drejtë të luajnë tenis me bashkëmoshatarët e tyre të kenë këtë të drejtë Për më të mirët u ndanë kupa, medalje dhe mirënjohje nga ana e Departamentit të Sportit pranë KK Prizren. Fituesit sipas kategorive: U-8 Vajzat Arba Gjikolli (Pejë) – Elvisa Maliqi (Prishtinë) 7-1 Vendi i tretë: Emilija Zivic (Gracanicë) dhe Forta Morina (Prishtinë) U-8 Djemtë Ilija Mikic (Gracanicë) – Melos Nallbani 7-5 Vendi i tretë: Halis Zuli (Prizren) dhe Bleron Ukëhaxhaj (Nic, Muzakaj) U-10 Vajzat Nija Maliqi (Prishtinë) – Viola Peja (Sporek, Gjakovë) 7-1 Vendi i tretë: Vlera Kolica (Pejë) dhe Blearta Ukëhaxhaj (Nic, Muzakaj) U-10 Djemtë Diell Mehmeti – Gent Berisha (Pejë) 10-4 Vendi i tretë: Xhemali Zhuri (Prizren) dhe Nikola Rasic (Gracanice) U-12 Vajzat Besiana Galani (Pejë) – Blearta Ukëhaxhaj (Nic, Muzakaj) 10-4 Vendi i tretë: Viola Peja (Sporek, Gjakovë) dhe Stina Morina (Prishtinë) U-12 Djemtë Aleksa Dimitrijevic (Gracanicë) – Melos Deqani (Rilindja, Prishtinë) 10-6 Vendi i tretë: Milan Popovic (Gracanicë) dhe Toni Grapci (Rilindja, Prishtinë)

[:]

Leave a Reply

Your email address will not be published.