Categories
Lajmet

[:sq]Prishtina dhe Prizreni ne finale te kampionatit ekipor te Kosoves ne tenis[:]

[:sq][:]

[:sq]Dy ekipet më të mira të Kosovës, Prishtina dhe Prizreni do të takohen në finalen e kampionatit ekipor të Kosovës në tenis. Në gjysëmfinale Prishtina ishte më e mirë së Trepça nga Mitrovica me rezultat 3:0. Ky takim u zhvillua në Prishtinë Prizreni poashtu ishte bindshëm më i mirë se Rahoveci të cilin e mposhti me rezultat të thellë 4:0. Takimi u zhvillua në fshatin Milloshevë të Obiliqit Kjo do të jetë finalja e tretë me rradhë e këtyre dy ekipeve. Prizreni ka fituar në kampionatin e parë ekipor të Kosovës në vitin 2009, kurse Prishtina është kampion aktual ekipor i Kosovës në tenis. Kampionati ekipor në tenis këtë vit kishte gjashtë ekipe pjesëmarrëse. Takimet zhvillohen sipas sistemit të Davis Cup ku luhen katër takime individuale dhe një takim i çifteve. Federata e Tenisit të Kosovës planifikon që në vitin e ardhshëm të filloj edhe me kampionatin ekipor të juniorëve dhe të femrave. Rahoveci – Prizreni 0 – 4 Rezultatet: Osman Reçica – Gurash Hasani 1-6, 2-6 Bajram Ibrahimi – Zahir Rama 2-6,0-6 Leutrim Latifi – Burim Bytyqi 2-6,2-6 Bullatovci/Ibrahimi – Hasani/Rama 2-6,2-6 Prishtina – Trepça 3 – 0 Rezultatet: Granit Bajraliu – Shpend Gjaka 6-3, 6-1 Jeton Hajdari – Burim Çitaku 6-3, 6-3 Granit Bajraliu/Jeton Hajdari – Burim Citaku/Arbnor Kadriu 6-3, 4-0

[:]

Leave a Reply

Your email address will not be published.