Categories
Lajmet

[:sq]Perfundoi turneu “Dielli TEB Open 2009”[:]

[:sq][:]

[:sq]Kurteshi për herë të katërt.
Tenisti i KT Prishtina, Behar Kurteshi, për herë të katërt ka triumfuar në turneun më të njohur të tenisit në Kosovë, “Dielli Teb Open 2009”. Kurteshi, në finalen e luajtur të shtunën, e ka mposhtur shokun e tij të klubit, Granit Bajraliu, me rezultat 6:4, 1:6, 6:1 në sete.
Në fushën e tenisit “Nic Holding”, në Muzakaj, adhuruesit e këtij sporti u ndanë të kënaqur me lojën që treguan tenistët Kurteshi e Bajraliu, dy tenistët që sa herë takohen ndërmjet vetes japin më të mirën e lojës dhe tregojnë rivalitet të madh. Kurteshi ishte më i shkathët, më i saktë dhe më syçelë, duke e fituar finalen me mjaft mund të madh. Seti i parë u karakterizua me një rivalitet të madh dhe përfundoi në favor të Kurteshit (6:4). Në setin e radhës, Bajraliu kthehet në lojë, e bën më të mirën, duke e fituar setin shumë bindës (1:6). Deri sa pritej një vazhdim i tillë edhe në setin e tretë, Kurteshi gjeti moral dhe pas thyerjes së rezultatit në gemin e tretë (2:1) e vazhdoi marshimin për ta fituar Kupën gjigante të dhuruar nga organizatorët e KT Diellix, që e ndau zv./drejtori i TEB Bankës, Dukagjin Shulemaja.
Me këtë triumf, Kurteshi është barazuar me katër tituj të turneut “Dielli TEB Open”, aq sa ka edhe Jeton Hajdari.
Turneu, që mblodhi 32 tenistët më të mirë, për herë të parë është organizuar në terrenet e NIC Holding në Muzakaj dhe në shtresën e barit artificial.

[:]

Leave a Reply

Your email address will not be published.