Categories
Lajmet

[:sq]Ministri Krasniqi takoi drejtuesit e Federatës së Tenisit[:]

[:sq][:]

[:sq]Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka takuar sot drejtuesit e Federatës së Tenisit të Kosovës, të prirë nga kryetari Shkelzen Domi. Ministri Krasniqi ka përgëzuar drejtuesit e kësaj federate për punën që kanë bërë deri tash, në veçanti për iniciativat e shumta për ta promovuar sa më shumë këtë sport dhe për të nxjerrë talentë të rinj. Ministri ka premtuar se mbështetja e MKRS-së për këtë federatë, por edhe federatat të tjera do të vazhdojë në çdo aspekt. Për tenisin, Ministri ka thënë se ka projekte të veçanta që do të përmirësojnë infrastrukturën dhe kështu të rinjtë, pasionant të këtij sporti do të kenë më shumë hapësirë për gara. Një aspekt i veçantë i diskutimit në takim ka qenë edhe angazhimi për anëtarësim në Federatës së Tenisit të Kosovës në mekanizmat evropianë dhe botërorë të këtij sporti. Ministri në këtë drejtim ka ofruar mbështetjen e plotë. Duke përmendur faktin se tashmë po krijohet baza për mbështetje të vazhdueshme për sportistet, Ministri ka ftuar Federatën e Tenisit që të punojnë edhe më shumë për suksese dhe gara sa më cilësore brenda vendit. Nga ana tjetër, kreu i Federatës së Tenisit, Shkelzen Domi ka falënderuar ministrin Krasniqi për mbështetjen që i ka dhënë federatës por edhe gjithë sportit në Kosovë. Ai ka njoftuar me punën që po bëjnë dhe planet që kanë për të ardhmen.

[:]

Leave a Reply

Your email address will not be published.