12 Gusht 2020
Melos Nallbani kampion në U16 ndërsa Altea Hajrizi kampione në U14, të turneu “Mjeshti&Rilindja Juniors 2020”.
Sot u zhvillua finalja e djemve të turneut “Mjeshtri&Rilindja Juniros 2020” për grupmoshën U16 ku u ndeshën Melos Nallbani dhe Drinor Shamolli. Nallbani nga K.T. Peja mposhti kundërshtarin e tij Shamolli me rezultat 2:0 në sete.
Përveç finales së djemve U16, sot u zhvilluan edhe meçet e vajzave të grupmoshës U14. Në finale arritën Altea Hajrizi dhe Meldina Mislimi. Altea zuri vendin e parë duke mposhtur kundërshtaren e saj 6:4 6:4.
Meçet e radhës po zhvillohen për kategorinë +35 të cilat kanë nisur sot. Nesër nisin edhe garat e vajzave të grupmoshës U12 si dhe xhirot e para për kategorinë Adult.
Detajet i gjeni në courthive: https://courthive.com/live/FTK
#Mjeshtri #KlubiiTenisitRilindja #Juniortour #Tennistour #Tennis #Tennislove #FTK #KosovoTennis