Categories
Lajmet

[:sq]Kryetari Domi ne Peje[:]

[:sq][:]

[:sq]Udhëheqësi i divizionit për sport ne KK. Pejë,zt. Ahmet Mahmutaj priti sot në selinë e tij kryetarin e FTK-së zt Shkelzen Domin i cili ishte i shoqëruar me ish anëtaret e KT ‘Peja’.
Ky takim është zhvilluar me iniciativen e kryetarit Domi i cili ka për qëllim qe në nje afat sa më të shpejtë sportin e tenisit ta riaktivizon në qytetin ku edhe ka filluar qe per here te pare te luhet ne Kosovë si dhe ne qytetin ku edhe eshte formuar Federata e Tenisit e Kosovës.
Ne kete takim eshte biseduar per mundesite e bashkepunimit te ndersjelle KK.Pejë-FTK ne menyre qe te gjinden menyra sa me efektive per riaktivizimin e fushave te tenisit ne kompleksin ‘Karagaq’ qe per fat te keq momentalisht gjinden ne gjendje te mjerushme.
Udhëheqësi i divizionit për sport ne KK. Pejë,zt. Ahmet Mahmutaj falenderoi kryetarin Domi per viziten dhe iniciativen qe e ka ndermare dhe tha qe eshte shume i gatshem qe brenda mundesive te ndihmon ne ringjalljen e sportit te tenisit ne Peje.
Ne kete takim moren pjese edhe disa ish teniste pejan si Izedin Zeka,Hysen Gashi,Rifat Kasapolli e Kreshnik Arifi nga te cilet kryetari Domi por edhe zt Mahmutaj kerkuan qe ne nje afat sa me te shkurte ta fillojne me iniciativen e formimit te klubit i cili do te ishte hapi i pare rreth ringjalljes se tenisit ne Pejë.
Pas takimit kryetari i FTK-se i shoqeruar nga ish tenistet pejan vizituan hapesiren ku gjindeshin terenet e tenisit ne kompleksin ‘Karagaq’ ku eshte biseduar reth mundesive te riaktivizimit sa me te shpejte te ketyre fushave.

[:]

Leave a Reply

Your email address will not be published.