Categories
Lajmet

[:sq]Ka përfunduar turneu Peja Kids 2020[:]

[:sq]

10 Gusht 2020


Në terenet e tenisit “Enes Nallbani” është zhvilluar turneu i dytë i këtij stinori për kategorinë ROG.


Ky turne është organizuar nga KT Peja në bashkëpunim me Federatën e Tenisit të Kosovës dhe Komunën e Pejës. Gjatë dy ditëve të turneut morën pjesë gjithsej 43 tenistë dhe teniste nga të gjitha klubet e Kosovës.


Në kategorinë RED për vajza vendi i parë i takoi Lina Dreshaj nga KT Peja e cila në finale ishte më e mirë se Inara Ymeri nga Prishtina.


Në kategorinë RED për djem më i miri doli Heron Ajeti nga Prishtina duke mposhtur në finale Shuajb Myrta nga Hot-Shot (Gjakovë).


Në kategorinë ORANGE për vajza pozita e parë i takoi Erza Ajazaj nga Prishtina e cila në finale shënoi fitore ndaj Morea Dreshaj nga Peja.


Në kategorinë ORANGE për djem formën më të mirë e tregoi Ron Ramadani nga Prizreni pasi në finale ishte më i mirë se Erdi Musliu nga Prishtina.


Në kategorinë GREEN për vajza kampion u shpall Learta Muharremi nga Mitrovica e cila në finale shënoi fitore ndaj Amela Xërxa nga Gjakova.


Në kategorinë GREEN për djem më i miri doli Unik Ramadani nga Prizreni duke mposhtur në finale Erion Prizrenin nga Prishtina.


Turneu Peja ROG Open 2020 është organizuar duke rrespektuar masat mbrojtëse kundër pandemise së koronavirusit.

[:]