Categories
Lajmet

[:sq]Ka perfunduar dita e pare e turneut nderkombetar memorial “Enes Nallbani”[:]

[:sq][:]

[:sq]25 Shtator 2019

Ka perfunduar dita e pare e turneut nderkombetar memorial “Enes Nallbani” i cili po zhvillohet ne Peje e ku po marrin pjese 24 teniste nga Kosova, Shqiperia dhe Maqedonia.

Ne diten e pare u arriten keto rezultate:

-Darko Kolevski – Bato Varfi 6/0 ; 6/1
-Fidan Agushi – Meldin Mustafi ( dorezim nga Mustafi )
-Gjorgji Jankulovski – Naim Shehu 6/0 ; 6/0
-Burim Bytyqi – Burim Çitaku (dorezim nga Çitaku )
-Martin Muedini – Borjan Stefanovski 6/4 ; 6/3 dhe Art Baruti – Mal Agushi 7/5 ; 6/4.

Të enjtën turneu vazhdon me meçe shume cilesore. Nga ora 10:30 zhvillohen 2 meçe : Osman Reçica – Berk Bugarijk , Mario Zili – Edon Ademi .

Ne ora 12:00 nisin duelet : Tomislav Jotovski – Gjorgji Jankulovski dhe Fidan Agushi dhe Muhamed Zulji .

Ne ora 13:30 ne program jane meçet : Art Baruti – Vedran Radonjanin dhe Granit Bajraliu – Darko Kolevski .

Rreth ores 15:00 luhen duelet : Ivan Manasov – fituesi i meçit Reçica/Bugarijk si dhe perballja Kevin Kaçeli me fituesin e duelit Zili / Ademi .

Dita e dyte e turneut nderkombetar “Enes Nallbani” perfundon me meçin ne mes te Besar Halimit dhe Martin Muedinit qe nis ne ora 17:00.

[:]

Leave a Reply

Your email address will not be published.