Categories
Lajmet

[:sq]ITF/TE Programi për Zhvillimin e Tenisit në Kosovë[:]

[:sq][:]

[:sq]Seminari për trajnerë të tenisit Tema: Metodologjia e punës dhe krijimi i sistemit garave për grupmoshat deri në moshën 10 vjeqare
Në Graçanicë për tre ditë me rradhë u mbajt seminari për trajnerë të tenisit me temën: “Metodologjia e punës me fëmijët e moshës deri në 10 vjeq respektivisht tenisi i kuq, portokallt dhe gjelbërt dhe krijimi i sistemit të garave për këto grupmosha”. Federata e Tenisit të Kosovës ishte organizatore e seminarit që u mbajt nën përkujdesjen e ekspertit të tenisit nga Maqedonia, Goran Sevcenko që njëherit është edhe i deleguari i ITF dhe Tennis Europe për zhvillimin e tenisit në Kosovë gjatë tre viteve në vijim. .
Qëllimi kryesor i këtij seminari është instalimi i rregullave të reja sipas Federatës Ndërkombëtare të Tenisit (ITF), të cilat do të fillojnë të zbatohen nga janari i vitit 2012. Në këtë seminar morrën pjesë 26 trajnerë të licensuar të tenisit dhe ata që pretendojnë të licensohen së shpëjti. Trajnerët patën mundësi që me ndihmën e ekspertit maqedonas Sevcenko gjatë këtij seminari ku morrën pjesë afro 60 fëmijë të moshave 6-12 vjeqare të e mësojnë metodologjinë e re të punës me 3 lloje të topave dhe të terenit: të kuq, të portokallt dhe të gjelbërt. Këto ngjyra tregojnë për gjatësi të ndryshme të terenit të tenisit dhe për llojin e topave të butë të tenisit që fëmijët e grupmoshave të ndryshme duhet të i përdorin në mënyrë që tenisi të jetë shumë më i lehtë, më argëtues dhe të përshtatet sipas aftësive të tyre fizike dhe psiqike.
Seminarin e mbështeti Departamenti i Sporteve, pranë Ministrisë së Kulturës, Sportit dhe Rinisë.

[:]

Leave a Reply

Your email address will not be published.