Categories
Lajmet

[:sq]Instalimi i tenisit ne shkolla fillore te Kosoves[:]

[:sq][:]

[:sq]Per pese ditet ne vijim ne Kosove do te qendroj Goran Shevcenko, asistenti per zhvillim i Federates Europiane te Tenisit. Shevcenko do te mbaj seminarin qe do te kete dy tema kryesore:
1. Nisma e iniciatives se tenisit neper shkolla fillore te Kosoves dhe
2. Puna me femijet e kategorise nen 10 vjeqare.
Nisma e iniciatives se tenisit neper shkolla eshte nje nder programet per zhvillim i Tennis Europe dhe Federates Nderkombetare te Tenisit – ITF qe ka te beje me shtrirjen e sportit te tenisit neper shkolla fillore te shteteve me ane te cilit sporti i tenisit do te i prezentohej femijeve qe ne moshat me te reja.
Ne kete pjes te Seminarit kane marre pjese arsimtaret dhe mesuesit te shkollave fillore si dhe trajnere te tenisit nga te gjitha klubet kosovare.
Seminari i pare u mbajt me shume sukses ne Prishtine me 16 Tetor ne shkollen fillore Ismail Qemajli. Pas “instalimit” praktik se bashku me femije te klases dyte, arsimtaret u pajtuan se kjo iniciative duhet te perhapet ne te gjitha shkolla te Kosoves dhe se kjo eshte dashur te ndodhe edhe shume me heret. Knaqesin me te madhe e kane perjetu femijet duke luajtur me topat dhe raketat e tenisit. Ne seminar ne Prishtine kane marre pjes edhe trajnerat e klubeve te Prishtines, Mitrovices, Skenderajit dhe Obiliqit.
Njejtin “instalim”, zyrtari i ITF-it Goran Shevchenko, se bashku me trajnerat e klubeve nga Gjakova, Peja, Prizreni, e perseriti edhe ne Gjakove ne shkollen fillore “Fehmi Agani”.
Ardhja e zt Shevcenko si dhe trajnereve nga Peja dhe Prizreni zgjoi interesim te jashtezakonshem tek arsimtaret, femijet por edhe tek prinderit e tyre te cilet kishin ardhur enkas te njoftohen per se afermi me rendesine e ketij programi.
Ne pjesen praktike ne sallen edukates fizike te shkolles fillore Fehmi Agani u mbajt nje ore mesimi me 29 nxenes ku Shevcenko me 3 trajner kosovar gjate 45 minutave i misheruan femijet gjakovar me sportin e tenisit.
Pos pjeses praktike me femijet cila u mbajt ne salle te edukates fizike, seminari e ka edhe pjesen teorike cilat jane mbajt ne klasa te shkolles ku Shevchenko ka spjeguar edhe eksperiencen e shteteve te cilat tash e sa kohe e kane instalu te njejtin program.
Ne pjesen teorike Shevcenko permes prezentimeve dhe shembujve tregoi se si ky program mund te funsionoj shume mire ne shkollat e Kosoves.
Ne pjesen teorike permes prezentimit ku nga numri mbi 20 te pranishem gezon fakti se kishte me shume arsimtar te edukates fizike se sa trajner nga Gjakova, Peja, Prizreni dhe Rahoveci.
Duhet cekur qe gjate 2 diteve te punes ne shtrirjen e tenisit ne shkolla fillore per shumicen e femijeve dhe arsimtareve te edukates fizike ishte ky kontakti i pare me sportin e tenisit qe nga arsimtaret e posaqerisht nga femijet u prit me entuziazem te madh.
Qellimi kryesor i ketij programi eshte rritja e numrit e femive cilet do te luajne tenis dhe njoftimi i tyre sa me i hershem me kete sport.
Pjesa e dyte e seminarit ka te beje me punen me gjenerata te reja respektivisht me femijet deri ne moshen 10 vjeqare. Ky Kamp do te mbahet gjate tre diteve te fundjaves, ku Shevcenko do te mbaj stervitje me 10 tenistet me te mire nga Kosova te moshes nen 10 vjeqare.
Federata e Tenisit te Kosoves eshte pjese e programit per zhvillimin e tenisit te Tennis Europe dhe ITF dhe kjo eshte vizita e rradhes e Goran Shevcenkos i cili eshte edhe i deleguar per zhvillim i tenisit ne Kosove.
Ky Program dhe Kamp jane te mbeshtetur nga Departamenti i Sportit prane Ministris Kultures, Rinis dhe Sportit.
I deleguari i Federates Evropiane te Tenisit, Goran Shevneko ka paralajmeruar edhe nje vizite ne Kosove ne fund te muajit nentor ose ne fillim te muajit dhjetor.

[:]

Leave a Reply

Your email address will not be published.