Categories
Lajmet

[:sq]Gurash Hasani triumfon në “Prizren Open[:]

[:sq][:]

[:sq]Në Prizren përfundoi turneu i tenisit “Prizren Open 2009” në kategorinë e seniorëve që u mbajt në terenet e klubit të tenisit Wimbledon. Fitues doli tenisti nga Prizreni, Gurash Hasani që ushtron tenis në Frankfurt të Gjermanisë. 20 vjeqari Gurash Hasani në finale ishte më i mirë se tenisti nga Prishtina, Granit Bajraliu me rezultat 2 : 1 në sete. 6 : 2, 4 : 6, 6 : 0. Në setin e parë Gurashi duke iu falemderuar shërbimeve të forta dhe të sakta doli fitues me rezultat relativisht të lehtë 6 : 2, Në setin e dyte u tregua tenis shumë i fortë. Në fillim Gurashi shumë lehtë arriti të krijoi një epërsi prej 4 : 1 në gema por Graniti edhe një herë tregoi se është tenist që nuk dorëzohet kurrë dhe arriti të bëjë rrikthim të madh duke e fituar setin e dytë 6 : 4. Por, Gurash Hasani u këndell dhe në setin e tretë pati një paraqitje të mrekullueshme duke dal fitues i setit vendimtar 6 : 0 dhe për herë të dytë të jetë fitues i turneut të nëntë tradicional “Pizren Open” që këtë vit i sponzorua nga “Etem Trade” Company nga Prizreni.

[:]

Leave a Reply

Your email address will not be published.