Categories
Lajmet

[:sq]Federata e Tenisit të Kosovës perfundoj me Programin e Certifikimit të Trajnerëve[:]

[:sq][:]

[:sq]Federata e Tenisit të Kosovës perfundoj me Programin e Certifikimit të Trajnerëve per Niveli I dhe Mini Tenis. Federata e tenisit të Kosovës në bashkëpunim me Departamentin e Sporteve të Kosovës ka organizuar për herë të parë sistemin e licensimit të trajnerëve të tenisit, duke u bazuar në programet e ITF-së (Federata Ndërkombtare e Tenisit).
Ky sistem përdoret nga shumë shtete tjera dhe njihet si sistem që ndihmon dukshëm në ngritjen e njohurive të atyre që do të punojnë me breza të rinjë për avancimin e sportit të tenisit. Nga 20 kandidatë pjesëmarrës në këtë program që zgjati 9 ditë, 14 prej tyre fituan titullin e trajnerit të certifikuar të Nivelit të Parë, ndërsa 6 prej tyre u certifikaun për Mini-Tennis.
Ky program u drejtua nga eksperti ndërkombëtar Goran Sevcenko.

[:]

Leave a Reply

Your email address will not be published.